Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Etrit Jashari zbulohet si i përfshirë në mashtrimin e 130 mijë eurove me Western Union në Malishevë

25/04/2025 - 16:39
në Kryesore, Lajme
A A
Etrit Jashari zbulohet si i përfshirë në mashtrimin e 130 mijë eurove me Western Union në Malishevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti që tronditi opinionin pak ditë më parë, ku Etrit Jashari (rreth 31-vjeçar) u arrestua për dhunimin dhe grabitjen e një 28-vjeçareje në Malishevë, ka marrë dimensione të reja. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Jashari është i përfshirë edhe në një rast tjetër të rëndë penal – atë të “Detyrimit”.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se Jashari dyshohet se ka pasur rol të drejtpërdrejtë në rastin ku Ervise Morina, punëtore në një pikë të Western Union në Malishevë, ka përvetësuar në mënyrë sistematike dhe të fshehtë një shumë që arrin deri në 130 mijë euro nga punëdhënësja e saj Vjollca Kryeziu.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se Jashari e ka detyruar Morinën që për një periudhë të gjatë të keqpërdorë pozitën, duke i marrë paratë përmes presionit dhe kontrollit psikologjik.

Kjo ka ngritur një dilemë të re serioze për hetuesit:

A ishte denoncimi për dhunim dhe grabitje ndaj 28-vjeçares një akt i vërtetë, apo një manovër për të larguar vëmendjen nga afera financiare me Ervise Morinën?

Për këtë vepër të re penale, Jashari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dosja e tij tashmë përmban akuza për dhunim, grabitje dhe detyrim – të gjitha me rrethana rënduese dhe pasoja të thella për viktimat.

Rasti është duke u hetuar në dy pista paralele nga autoritetet: ajo e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të besimit dhe tjetra, që lidhet me sulmin seksual dhe grabitjen, për të parë nëse kemi të bëjmë me një përbindësh që ndërton skema me dhunë dhe manipulim, apo me një rrjet më të gjerë të mashtrimit dhe zhvatjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales

Kurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales
22/09/2026 - 00:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York me një takim me presidentin...

Më shumëDetails

Përparim Rama mu në mes të protestës për drejtuesit e UÇK-së

Përparim Rama mu në mes të protestës për drejtuesit e UÇK-së
21/09/2026 - 22:24

Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës i është bashkuar protestës në kërkim të drejtësisë për drejtuesit e UÇK-së Hagë. Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj, raportoi për pjesëmarrjen e Ramës...

Më shumëDetails

Rrustemi i reagon Çitakut: Çështjes së Speciales t’i qasemi pa kalkulime politike

Rrustemi i reagon Çitakut: Çështjes së Speciales t’i qasemi pa kalkulime politike
21/09/2026 - 22:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me Gjykatën Speciale.Në një postim në Facebook, Rrustemi ka thënë se...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë

Avokati i Thaçit: Gjykata ishte politike, kurrë në karrierën time nuk kam parë një proces të tillë
21/09/2026 - 21:40

Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se vendimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë ka...

Më shumëDetails

“Prandaj është koha të kthjellemi”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës

“Prandaj është koha të kthjellemi”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës
21/09/2026 - 21:20

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka bërë thirrje për “kthjellje”, pas verdiktit të Gjykatës Speciale. Ai thotë se “është koha të kthjellemi, që me maturi e mençuri...

Më shumëDetails

Nata e gjashtë: Edhe sonte “Skënderbeu” shesh proteste

Nata e gjashtë: Edhe sonte “Skënderbeu” shesh proteste
21/09/2026 - 20:56

Në Prishtinë po vazhdojnë protestat për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të gjashtën ditë me radhë, qytetarë të shumtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas incidentit me Jozin, Edi “bëhet i gjallë” me një postim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë