Alban Zogaj, deputet i zgjedhur i LDK-së, në BlicInterview ka folur dhe për ndryshimin e qëndrimit për të votuar për raportin për mandate.
“Ne kemi ardhur në një fakt të ri ku kjo qeveri ka dhënë dorëheqje publikisht dhe me fakte dhe tani po e shkelin ligjin dhe për këtë jemi duke i përgatitur paditë. Ne e kemi ditur edhe në ditën kur do të votohej për raport të mandateve se është çështje e numrave, se nuk i kanë, dolën vetëm 52 e më pas për kryetare të Kuvendit u bënë 57”, u shpreh ai.
Po ashtu, Zogaj ka komentuar dhe pritjet për Nismën, që Limaj të jetë kryeparlamentar dhe votën e tyre abstenuese.
“Ne po e shohim se Nisma në Kuvend e ka një votë ndryshe me partitë tjera. Nisma ka abstenuar vazhdimisht. Kjo është votë e ndryshme. As për, as kundër. Nuk e di çka nënkupton kjo, s’mund të deklaroj për Nismën por fakti që po votojnë më ndryshe mund të nënkuptojë një derë për diskutime. Ne nuk kemi hidhërime me askënd, as nuk deklarohemi për asnjërën parti, vetëm për partinë tonë, por duam korrektësi dhe nuk pranojmë që ndaj LDK-së të drejtohet gishti për bllokadë. Jemi parti e pozicionuar me 20 deputetë në Kuvend dhe japim përgjegjësi për qëndrimet tona”, u shpreh Alban Zogaj./