Shefi i shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov thotë se forcat e tij kishin rifituar kontrollin e plotë të rajonit, tetë muaj pasi forcat ukrainase filluan për herë të parë një inkursion të befasishëm në rajonin kufitar. Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur këto përpjekje të Ukrainës si një dështim të plotë.
Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke kryer operacione në Kursk, teksa i quan pretendimet e Rusisë si mashtrime propagandistike.
Forcat ukrainase kanë qenë të tërhequr në Kursk muajt e fundit, duke u përballur me 70,000 trupa ruse dhe sulme të rënda me dronë, si pjesë e përpjekjes së Rusisë për të rimarrë territorin.
Gjatë një takimi me video-konferencë me Putin të shtunën, Gerasimov tha: Sot, vendbanimi i fundit në rajonin e Kurskut, fshati Gornal, është çliruar nga forcat ukrainase.
“Aventura e regjimit të Kievit ka dështuar plotësisht,” i tha Putin Gerasimov, duke pretenduar se kjo do të hapte rrugën për përparime të mëtejshme ruse në fronte të tjera./tvklan.al