Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha thërret Ramën në debat: Nuk ia mban të dalë se vetëm ka vjedhur

26/04/2025 - 21:13
në Lajme
A A
Berisha thërret Ramën në debat: Nuk ia mban të dalë se vetëm ka vjedhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim elektoral në Pogradec, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalimit të tij, Berisha lëshoi një tjetër sfidë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e ftuar për një debat ballë për ballë, pa asnjë ndihmë nga ana e tij.

“Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, tha Berisha, duke e akuzuar Ramën për korrupsion dhe për keqmenaxhim të parave publike.

Në vijim të fjalimit, Berisha foli për premtimet e tij për dyfishimin e buxhetit për arsimin, bujqësinë dhe shëndetësinë, vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Duke bërë krahasime me vendet e rajonit, ai kritikoi qeverinë aktuale për moskthimin e taksave tek qytetarët dhe për mosrritjen e pensioneve dhe pagave në përputhje me inflacionin.

Berisha sfidoi kreun e qeverisë, Edi Rama, duke i bërë ftesë për përballje në debat.

“Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, tha kryedemokrati, teksa shtoi “Por nuk del dot (Rama), nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur“.

“Miq, secili nga ju që më dëgjon sot, se do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, se do vendosim minimumin jetik, se do vendosim rrogën minimale 500 euro, me të drejtë pyet, nga dalin, ku i marrim këto para? Të dashur miq, këto para që të gjitha janë taksat tuaja. Janë tuajat dhe taksat tuaja. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ua kthejmë ato ju.

Pra programi ynë bazohet në rikthimin e parave tek qytetarët shqiptarë. Ju lutem, vetëm një moment.

Janarin që kaloi Edi Rama erdhi në parlament, duke rrahur gjoksin me një buxhet 8 miliardë euro. Qindarkë për qindarkë, ai është i përbërë nga taksat tuaja. Taksat e biznesve, taksat që secili prej jush paguan në çdo kafshatë ushqim, ilaç dhe çdo gjë që blen. Çfarë bëri? 16 milionë euro ndau për 760 mijë shqiptarë në pension. A ka qëndrim më cinik se ky, a ka qëndrim më të pashpirt se ky, dhe kur i thamë ne, të vendosim minimumin jetik, kjo tha do të thotë në greminë.

Qytetarë të mençur, qytetar të mençur, do më falni, ju lutem: detyrimi për ti kthyer qytetarëve paratë është detyrim, kushtetues, ligjor dhe moral. Në vitin 2013, pensionisti në Mal të zi, merret 138 mijë lek pension mesatar. Në Shqipëri merrte 143 mijë lek. Sot pensionisti i Malit të zi, merr 450 mijë lek pensionin mesatar. Shqiptari merr 172 mijë lek.

Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Qeveria e Malit të Zi, u ktheu paratë e taksave qytetarëve. Qeveria e Shqipërisë vodhi paratë që duhej tu kthente qytetarëve. Në vitin 2013, rroga minimale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare ishte 220 mijë lekë, ose 220 euro.

Rroga minimale në Rumani ishte 830 lej, apo 164 euro. Sot rroga minimale në Rumani është 3300 lej, është 2.2 herë se në Shqipëri. Po pse? Sepse qeveria e Rumanisë u kthen paratë qytetarëve, kurse qeveria e Shqipërisë vjedh paratë e qytetarëve.”, tha Berisha.

Miq! Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë.

Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek.

Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë