Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhë Fatmir Latifi bën thirrje të rinjëve të bashkohen në konferencën kundër drogës

28/04/2025 - 10:22
në Lajme
A A
Hoxhë Fatmir Latifi bën thirrje të rinjëve të bashkohen në konferencën kundër drogës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hoxhë Fatmir Latifi ka bërë thirrje të rinjëve të marin pjesë në konferencën të bashkuar kundër drogës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Kjo ngjarje pritet të mbahet me 30 prill, e cila ka për temë për ata që duan të kuptojnë, për ata që duan të ndihmojnë, për ata që ndihen vetëm dhe nuk dinë ku të trokasin.

Postimi i plotë:

Ftesë dhe informacion për Shoqërinë e Mitrovices

Të bashkuar kundër DROGES

Të dashur prindër, pedagogë, të rinj dhe qytetarë të Mitrovicës,

Më 30 prill 2025, në ora 17:30
RESATURANT FRESKIMI afer Pompes shell Shipol

Do të mbahet një konferencë që nuk është thjesht një ngjarje – por një thirrje.
Një thirrje për vetëdije. Një thirrje për dashuri.
Një thirrje për jetë.

E organizuar nga Klsp Shipol dhe banorët e SHIPOLIT.

“Kur dashuria kërkon sy të hapur – Forca e Familjes dhe shoqëris kundër Drogës”
është më shumë se një titull: është një betejë që po ndodh në çdo shtëpi, në çdo shkollë, në çdo shoqëri. Dhe ne nuk mund ta fitojmë ketë betejë me indiferencë dhe vetem me fjale por të bashkuar dhe me vepra.

Mos e lejoni heshtjen ta mbysë shpresën.
Mos e lejoni turpin ta mposhtë dashurinë.
Ne jemi bashkë në këtë betejë. Feja, shkenca dhe shpirti i njeriut – të bashkuar për të shpëtuar jetë.
Le të jemi të fundit që dorëzohemi, dhe të parët që përqafojmë.

Kjo konferencë është për të gjithë: për ata që duan të kuptojnë, për ata që duan të ndihmojnë, për ata që ndihen vetëm dhe nuk dinë ku të trokasin. Ligjëruesit tanë – ekspertë të fushave të ndryshme – do të ndajnë dije, përvojë, dhe mbi të gjitha, shpresë.

Sepse të rinjtë tanë nuk kanë nevojë për gjykim – kanë nevojë për dritë dhe mirëkuptim.
Dhe nëse Zoti e ka krijuar dritën me një fjalë – edhe ne mund ta ndezim këtë dritë me një fjalim, me një përqafim, me një “Unë besoj në ty.”

Prindër, mos u bëni të verbër nga dashuria. Dashuria e vërtetë sheh, dëgjon, dhe vepron.
Të rinj, droga nuk është rruga e rebelimit, por e shkatërrimit.
Dhe si njeri i fesë, ju them me shpirt: Zoti nuk ju ka harruar. As ne nuk heqim dorë nga ju.

Disa fëmijë nuk kërkojnë ndihmë me fjalë, por me heshtje që na vështron çdo natë;
dhe Zoti na e ka dhënë zemrën jo vetem për ta mbajtur si mekanizëm, por për të ndjerë kur një shpirt është duke u humbur.
Ka të rinj që dhimbjen nuk e bërtasin, por luten në heshtje… dhe Zoti i dëgjon ato lutje jo me veshë, por me dashurinë dhe përkujdesjen tonë të munguar.
Sepse ndonjëherë, një zemër që sheh është më hyjnore se një lutje që flitet.

Ejani. Merrni pjesë. Bëhuni dritë për dikë që ka humbur rrugën.
Sepse lufta kundër drogës nuk fitohet vetëm me ankesa– por me zemra që nuk dorëzohen.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ligjërues profesionistë nga fusha të ndryshme që do të sjellin njohuri, përvojë dhe vizione konkrete për prindërit, shkollat dhe shoqërinë:

• Sadat Sahiti – Shef i Njësisë Antidrogë, Rajoni i Jugut

• Kreshnik Avdiu – Psikolog

• Arben Dashevci expert I kriminalistikes

• Shkëlzen Marevci – Publicist dhe Shkrimtar

• Besnik Xhaka – Ekspert i Kriminalistikës

• Faruk Sinani – Departamenti i Rinisë, KBI Mitrovicë

Do të ketë:

• Ligjërata profesionale dhe fletushka informative.
Panel diskutimi me pyetje nga audienca
Bufé falas për pjesëmarrësit
VËREJTJE:
Numri i pjesëmarrësve është i limituar për shkak të kapacitetit të sallës.
Konfirmimi paraprak është i domosdoshëm.

Për regjistrim dhe rezervim vendi na kontaktoni

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë