Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër tentimi i tetë – a do arrijnë deputetët ta konstituojnë Kuvendin?

28/04/2025 - 19:59
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër tentimi i tetë – a do arrijnë deputetët ta konstituojnë Kuvendin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën.

Seanca e radhës do të mbahet nesër, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare veçse kishin paralajmëruar dështimin e radhës të seancës, duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, është Albulena Haxhiu.

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, po dështon për shkak se Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu i mori vetëm 57 vota për të dielën.

Deputetët e opozitës së deritanishme thanë të dielën se kjo gjendje tregon se Kurti nuk i ka votat madje as për krijimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e akuzoi Vetëvendosjen pas seancës se po e mban “peng” vendin duke këmëngulur për ta propozuar vetëm Haxhiun.

“Krejt kjo po ndodh për shkak të tekave të LVV-së për ta mbajtur shtetin peng për një njeri. Rruga e vetme është të tërhiqen dhe të dalin me një kandidat tjetër”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se është “e qartë që VV-ja nuk i ka numrat, jo vetëm për Albulena Haxhiun, por as për Albin Kurtin për krijimin e Qeverisë”.

“Nëse vazhdon kjo bllokadë, është shumë më mirë të shkohet në zgjedhje”, theksoi Krasniqi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje nuk ka votë as për Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër.

Ajo bëri thirrje për një marrëveshje politike mes VV-së dhe partive të tjera, por jo me LDK-në.

“Institucionet konstituohen me marrëveshje politike. VV insiston të marrë të gjitha institucionet pa pasur shumicën, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se është dështim i VV-së nëse nuk lënë hapësirë për bashkëpunim me asnjë parti politike.

LDK-ja ka marrë një ftesë për takim nga Kurti pas zgjedhjeve, por e ka refuzuar atë.

Haxhiu shihet nga PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si “figurë përçarëse”, derisa LDK-ja nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, tha se konstituimi i Kuvendit po pengohet nga ata që votojnë kundër kandidates së tyre për kryeparlamentare, “e jo nga ne që votojmë për të”.

“Vetëm konstituimi i Kuvendit hap rrugën për proceset e tjera, të cilat më pas varen nga marrëveshjet politike dhe nga koalicioni qeverisës”, tha ai.

Murati tha se Vetëvendosje mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë, por jo edhe për kryetar të Kuvendit.

Time Kadrijaj nga AAK-ja tha se mbase nevojitet ndërhyrja e presidentes, për ta zhbllokuar situatën, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar afatet e konstituimit të Kuvendit.

Në seancën e djeshme, deputetët duhej t’i emëronin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituonin Kuvendin e Kosovës përfundimisht.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse.

Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë