Shefi i GP të PDK Memli Krasniqi ka propozuar një mocion procedural, përmes të cilit rregullohet votimi i fshehtë për Projektligjin për Trustin, i cili mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve.
Ky propozim i Krasniqit, vjen si rezultat i refuzimit të deputetëve të VV për të votuar këtë Projektligj, pa u zbuluar votat e tyre.
“Nëse jeni të gatshëm, ejani të votojmë një mocion që Trusti të votohet në mënyrë të fshehtë”, u shpreh Krasniqi.
LVV kundërshton tërheqjen e kursimeve.













