Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Maqedoncit angazhon firma private ‘për ngut’, 170 mijë euro për mirëmbajtjen e objekteve të Ushtrisë

02/05/2025 - 16:14
në Lajme
A A
Ministria e Maqedoncit angazhon firma private ‘për ngut’, 170 mijë euro për mirëmbajtjen e objekteve të Ushtrisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avazin e tenderëve të negociuar, që kritikohen si formë e rrezikshme e ekspozimit para korrupsionit, Ushtria e Kosovës nën udhëheqjen e Ejup Maqedoncit e ka vazhduar edhe me një për mirëmbajtjen e objekteve, e ka bërë krejt për ngut. “Ekstrem emergjent”. Dy firmave private, një e ndërtimeve e tjetra e kontabilitetit ia dha mbi 170 mijë euro për këtë punë

Tenderët e negociuar, një formë e kritikuar edhe nga vetë partia tash në pushtet, Vetëvendosje, janë bërë tashmë të rëndomtë nën qeverisjen e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, që u bë edhe deputet, Ejup Maqedonci, ka kryer edhe një “pazar”, duke angazhuar për ngut, ose siç e kanë përshkruar në njoftim, ekstrem emergjent tenderin e radhës, raporton Insajderi.

Ky tender është për mirëmbajtjen e objekteve të Ushtrisë së Kosovës, dhe ai iu dha dy firmave, që në aktivitet kryesor njëra ka ndërtimin e objekteve e tjetra kontabilitetin.

Më 29 prill Ministria e Mbrojtjes njoftoi që 173 mijë euro ia dha grupit të kompanive, “E-Commerce -Kosova SH.P.K”, pronë e Meriton Bajramiit, e që person të autorizuar ka Fitim Gashin, shkruan Insajderi.

Firma del që aktivitet primar ka ndërtimin e banesave.

Në konzorcium me të është edhe kompania “Capital X Fet SH.P.K”. pronë e Egzon Bytyqit, që aktivitet kryesor ka kontabilitetin.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej “Sherbimet për mirmbajtjen e hapsirave te objekteve të FSK-së(ekstrem emergjente)”. Furnizimet duhet të behet sipas specifikimit teknik te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet në arsyetimin e dikasterit që drejtohet nga Ejup Maqedonci.

Aty bëhet me dije se edhe pse u nënshkrua kontrata me 173 mijë euro, planifikimi është që mund të shpenzohen deri në 215 mijë euro për këtë punë.

Dhe, krejt kjo vetëm për 6 muaj.

Partitë aktuale opozitare në Kosovë, fenomenin e kontratave të negociuara nga Qeveria e dytë e Albin Kurtit e kanë cilësuar në një moment edhe si ‘masakër financiare’, duke bërë me dije se kjo Qeveri deri kah fundi i vitit 2024, ka nënshkruar mbi 780 tenderë të tillë, e që vlera e parave të arkës së shtetit të shpenzuar në këtë formë arritë në mbi 200 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë