Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti shpërndan fotografi me politikanë të PDK-së e AAK-së – A po ia “bën me sy” një koalicioni me opozitën

02/05/2025 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti shpërndan fotografi me politikanë të PDK-së e AAK-së – A po ia “bën me sy” një koalicioni me opozitën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tash e disa javë është në kërkim të numrave për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, më pas edhe qeverinë re.

Shpeshherë në situata të tilla, Kurti bën taktizime politike me qëllime politike.

Një gjë të tillë duket se e ka bërë edhe sot, ku në akademinë përkujtimore për masakrën e Studimes, ka shpërndarë një postim në rrjetin social Facebook, ku për dallim nga herët tjera ka postuar fotografi të politikanëve të partive tjera, konkretisht PDK-së dhe AAK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kurti ka postuar fotografi të kryetarit të komunës që vjen nga PDK, Ferit Idrizi, deputetit të PDK-së, Rrahman Rama, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mbetet të shihet nëse kjo është një “bërje me sy” për një koalicion me opozitën, pas parasysh faktin që Kurti ende nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe për qeveri.

Fotografitë e postuara nga Kurti:

Postimi i plotë i Kurtit:

Në javën e parë të majit 1999, makineria ushtarake e policore e Serbisë po marshonte me projektin gjenocidal “Patkoi” të planifikuar në Beograd, nga regjimi i Millosheviqit, për shfarosjen e shqiptarëve.

Në Nabërgjan të Pejës, më 1 maj 1999, i vranë 17 civilë. E nga data 1 deri më 18 maj gjithsej janë vrarë 31 civilë, nga 13 deri në 95 vjeç.

Në mbrëmjen e 2 majit 1999, forcat kriminale serbe filluan terrorin sistematik ndaj popullatës civile shqiptare e cila po lëvizte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme. Brenda dy orësh, 116 shqiptarë u vranë mizorisht. Burra e gra, pleq e fëmijë, nga shumica e fshatrave të Shalës dhe rrethit të Vushtrrisë. Në mëngjes, gratë dhe fëmijët i dëbuan për në Shqipëri, ndërkaq burrat i dërguan në burgun famëkeq të Smrekonicës, ku kaluan nëpër trajtim çnjerëzor, rrahje e tortura.

Më 3 maj 1999 në oborrin e shkollës në Bukosh u pushkatuan 25 burra dhe djem shqiptarë. Forcat policore të Serbisë i ekzekutuan ata pasi i ndanë nga kolona e banorëve të dëbuar nga fshatrat e Suharekës.

Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë. Vetëm me drejtësi për viktimat dhe dënim për kriminelët, familjarët do të gjejnë prehje dhe paqja do të bëhet e qëndrueshme.

Vuajtjet që përjetoi populli ynë nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa jonë kolektive. Ndërkaq, të rënët për liri nuk do të jenë asnjëherë të harruar.

Në përvjetorin e 26-të të masakrës së Studimes, bëmë homazhe me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dhe deputetë të Kuvendit të Republikës.

I përkujtojmë përherë martirët e masakrës së Nabërgjanit, Studimes e Bukoshit, dhe të gjithë që u flijuan, që ne sot të jetojmë të lirë në Republikën e Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

Begaj uron Kosovën për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
01/04/2026 - 09:44

Presidenti i Shqiperisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë,...

Më shumëDetails

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë
01/04/2026 - 09:37

Çështja e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza pritet të hyjë në një fazë vendimtare, pasi procedimi i saj në Kuvend kërkon miratimin e...

Më shumëDetails

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
01/04/2026 - 09:15

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër. I njëjti ka sulmuar brenda stacionit tre...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së: S’i kemi votat për presidentin

01/04/2026 - 09:08

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete për këtë çështje. Deputeti...

Më shumëDetails

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë
01/04/2026 - 08:19

Mediumi pretigjioz britanik BBC, të veçantë rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në përpjekjen për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duke e përshkruar atë si një histori...

Më shumëDetails

Hasani: Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ato janë vetëm zinxhirore

Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit
31/03/2026 - 22:51

Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë