Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti shpërndan fotografi me politikanë të PDK-së e AAK-së – A po ia “bën me sy” një koalicioni me opozitën

02/05/2025 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti shpërndan fotografi me politikanë të PDK-së e AAK-së – A po ia “bën me sy” një koalicioni me opozitën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tash e disa javë është në kërkim të numrave për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, më pas edhe qeverinë re.

Shpeshherë në situata të tilla, Kurti bën taktizime politike me qëllime politike.

Një gjë të tillë duket se e ka bërë edhe sot, ku në akademinë përkujtimore për masakrën e Studimes, ka shpërndarë një postim në rrjetin social Facebook, ku për dallim nga herët tjera ka postuar fotografi të politikanëve të partive tjera, konkretisht PDK-së dhe AAK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kurti ka postuar fotografi të kryetarit të komunës që vjen nga PDK, Ferit Idrizi, deputetit të PDK-së, Rrahman Rama, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mbetet të shihet nëse kjo është një “bërje me sy” për një koalicion me opozitën, pas parasysh faktin që Kurti ende nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe për qeveri.

Fotografitë e postuara nga Kurti:

Postimi i plotë i Kurtit:

Në javën e parë të majit 1999, makineria ushtarake e policore e Serbisë po marshonte me projektin gjenocidal “Patkoi” të planifikuar në Beograd, nga regjimi i Millosheviqit, për shfarosjen e shqiptarëve.

Në Nabërgjan të Pejës, më 1 maj 1999, i vranë 17 civilë. E nga data 1 deri më 18 maj gjithsej janë vrarë 31 civilë, nga 13 deri në 95 vjeç.

Në mbrëmjen e 2 majit 1999, forcat kriminale serbe filluan terrorin sistematik ndaj popullatës civile shqiptare e cila po lëvizte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme. Brenda dy orësh, 116 shqiptarë u vranë mizorisht. Burra e gra, pleq e fëmijë, nga shumica e fshatrave të Shalës dhe rrethit të Vushtrrisë. Në mëngjes, gratë dhe fëmijët i dëbuan për në Shqipëri, ndërkaq burrat i dërguan në burgun famëkeq të Smrekonicës, ku kaluan nëpër trajtim çnjerëzor, rrahje e tortura.

Më 3 maj 1999 në oborrin e shkollës në Bukosh u pushkatuan 25 burra dhe djem shqiptarë. Forcat policore të Serbisë i ekzekutuan ata pasi i ndanë nga kolona e banorëve të dëbuar nga fshatrat e Suharekës.

Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë. Vetëm me drejtësi për viktimat dhe dënim për kriminelët, familjarët do të gjejnë prehje dhe paqja do të bëhet e qëndrueshme.

Vuajtjet që përjetoi populli ynë nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa jonë kolektive. Ndërkaq, të rënët për liri nuk do të jenë asnjëherë të harruar.

Në përvjetorin e 26-të të masakrës së Studimes, bëmë homazhe me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dhe deputetë të Kuvendit të Republikës.

I përkujtojmë përherë martirët e masakrës së Nabërgjanit, Studimes e Bukoshit, dhe të gjithë që u flijuan, që ne sot të jetojmë të lirë në Republikën e Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

JU REKOMANDOJMË

Rrustemi: Osmani nuk është më figurë konsensuale, pjesëmarrja në takim flet për një petk partiak

Rrustemi: Osmani nuk është më figurë konsensuale, pjesëmarrja në takim flet për një petk partiak
10/07/2026 - 19:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më figurë konsensuale, duke komentuar pjesëmarrjen e saj...

Më shumëDetails

Ushtarët e FSK’së përfundojnë trajnimin bazik për xhenierë luftarakë: Hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve ushtarake

Ushtarët e FSK’së përfundojnë trajnimin bazik për xhenierë luftarakë: Hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve ushtarake
10/07/2026 - 19:21

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi ka bërë të ditur për përmbylljen e një Kursi Bazik për Xhenier Luftarak, i cili ka për qëllim përgatitjen e...

Më shumëDetails

Ymeri për ftesën e Kurtit: Nuk mendoj që e ka seriozisht punën e shtetit

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
10/07/2026 - 19:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente nga kjo...

Më shumëDetails

Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, Policia del në vendin e ngjarjes

Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, Policia del në vendin e ngjarjes
10/07/2026 - 18:45

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në zonën industriale në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një motorr dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë...

Më shumëDetails

Kurti para takimit me Abdixhikun: Kam vullnetin e mirë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja!

Kurti para takimit me Abdixhikun: Kam vullnetin e mirë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja!
10/07/2026 - 18:30

I shoqëruar nga ministri në detyrë, Hekuran Murati, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në objektin e Kuvendit ku do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir...

Më shumëDetails

Takimi me Kurtin, Abdixhiku bashkë me Osmanin mbërrijnë në Kuvend

Takimi me Kurtin, Abdixhiku bashkë me Osmanin mbërrijnë në Kuvend
10/07/2026 - 18:22

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani/ Ai do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kryeministrin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj, skenë si në filma teksa i riu kërcënon me armë!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë