Një person është lënduar pasi ra me skuter në një pusetë e cila ishte pa kapak. Ngjarja ka ndodhur tek lagja Bregu i Diellit në Prishtinë. Sipas lexuesve të Gazetës Express, puseta ishte pa kapak, dhe vozitësi i skuterit gjatë ngasjes ka rënë në të.