Gazetari Adriatik Kelmendi ka paralajmëruar padi ndaj Dejona Mihalit duke thënë se u zbulua “koka” e shpifjeve për të.
Kelmendi ka thënë se Dejona Mihali është e bija e Aleksandër Mihalit, që ishte deklaruar si grek.
“U zbulua më në fund se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time! Qenka e bija e Aleksandër Mihalit. Aleksandër Mihali, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, është deklaruar si grek. Kjo nuk do të ishte edhe aq problematike, në qoftë se e bija e tij, Dejona, ka shumë vjet që e maskuar nën një subjekt politik në Kosovë, është në krye të agjendave antishqiptare kudo. Për këtë aktivitet edhe ishte shpallur non grata nga Republika e Kosovës.”
Ai shtoi se familja e tij njihet dhe respektohet në krejt Kosovën. Kelmendi ka thënë se babai i tij ishte dëbuar nga puna nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990.
“Pse unë nuk flas për familjen time të dashur e të respektuar në krejt Kosovë, e edhe shqiptari? E para, se edhe familjen time të ngushtë dhe të gjerë e njohin të gjithë, por e bija e grekut bëhet që s’e di. E dyta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babain tim e ka dëbuar regjimi i Milosheviqit nga puna ndër të parët në vitin 1990, duke ia ndaluar të merret me drejtësi, e as avokati (gjë që nuk ka vlejtur për shumë prokurorë, gjykatës, avokatë shqiptarë).”
Kelmendi ka thënë se babai i tij pas përfundimit të luftës ishte emëruar si kryeprokuror i qarkut të Pejës.
“E treta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – me t’u çliruar Kosova më 1999, kur fituan shqiptarët, pas 9 vitesh pa punë, babai im emërohet nga Kosova e lirë si Kryeprokuror i Qarkut të Pejës (pra, kryeprokuror i pesë komunave), funksion që e ushtroi me nder e dinjitet deri me pensionim, në vitin 2010.”
Kelmendi thotë se babai i tij që nga pensionimi punon si avokat.
“E katërta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im që nga pensionimi punon si avokat, dhe ështe njëri ndër avokatët më profesionalë, të respektuar dhe të nderuar në Kosovë. E pesta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im, Flamuri, këtë 28 Nëntor (Ditën e flamurit shqiptar, jo flamurit të babait të Dejonës), kur i mbush plot 80 vjet, vazhdon të punojë e kontribuojë si profesionist i mirë, në heshtje, për të mirën e drejtësisë kosovare (që Dejona, e bija e grekut, dëshiron ta shkatërrojë) dhe mund të flas për veten; por ka zgjedhur t’i injorojë shpifësit, se të tillët gjithmonë i ka përbuzur me urtësi si të padenjë për përgjigjje. E gjashta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se unë nuk ka se si të isha më krenar se ç’jam me familjen time, nënën Esma (ekonomiste e diplomuar, një nga intelektualet e para shqiptare nga Ulqini), babain tim, Flamurin, axhallarët e mi, Ramizin (shkrimtarin dhe gazetarin, i cili një jetë ia kushtoi shqiptarëve dhe shqiptarizmës), Qazimin (deputetin e 2 Korrikut dhe 7 Shtatorit), Lulen (ndër profesoreshat e para të diplomuara për Gjuhë Shqipe) dhe shumë të tjerë. E shtata – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se Adriatik Kelmendi, që prejse i ka mbushur 16 vjeç, ka filluar të shkruajë, të flasë dhe të angazhohet vetë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarisë, dhe nuk ia ka ndalur hovin as Milosheviqi atëherë, dhe kurrë s’do ta ndalojë askush as sot.”
Në fund ai ka paralajmëruar që do të ngre padi ndaj Mihalit.
“Dejonë, e bija e grekut, për tentim-dëmtimi të imazhit, shihemi në gjykatë!”