Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Adriatik Kelmendi paralajmëron padi ndaj Dejona Mihalit: E bija e grekut, u zbulua koka e shpifjeve për mua dhe familjen time

05/05/2025 - 15:03
në Lajme
A A
Adriatik Kelmendi paralajmëron padi ndaj Dejona Mihalit: E bija e grekut, u zbulua koka e shpifjeve për mua dhe familjen time
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Adriatik Kelmendi ka paralajmëruar padi ndaj Dejona Mihalit duke thënë se u zbulua “koka” e shpifjeve për të.

Kelmendi ka thënë se Dejona Mihali është e bija e Aleksandër Mihalit, që ishte deklaruar si grek.

“U zbulua më në fund se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time! Qenka e bija e Aleksandër Mihalit. Aleksandër Mihali, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, është deklaruar si grek. Kjo nuk do të ishte edhe aq problematike, në qoftë se e bija e tij, Dejona, ka shumë vjet që e maskuar nën një subjekt politik në Kosovë, është në krye të agjendave antishqiptare kudo. Për këtë aktivitet edhe ishte shpallur non grata nga Republika e Kosovës.”

Ai shtoi se familja e tij njihet dhe respektohet në krejt Kosovën. Kelmendi ka thënë se babai i tij ishte dëbuar nga puna nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990.

“Pse unë nuk flas për familjen time të dashur e të respektuar në krejt Kosovë, e edhe shqiptari?  E para, se edhe familjen time të ngushtë dhe të gjerë e njohin të gjithë, por e bija e grekut bëhet që s’e di. E dyta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babain tim e ka dëbuar regjimi i Milosheviqit nga puna ndër të parët në vitin 1990, duke ia ndaluar të merret me drejtësi, e as avokati (gjë që nuk ka vlejtur për shumë prokurorë, gjykatës, avokatë shqiptarë).”

Kelmendi ka thënë se babai i tij pas përfundimit të luftës ishte emëruar si kryeprokuror i qarkut të Pejës.

“E treta –  se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – me t’u çliruar Kosova më 1999, kur fituan shqiptarët, pas 9 vitesh pa punë, babai im emërohet nga Kosova e lirë si Kryeprokuror i Qarkut të Pejës (pra, kryeprokuror i pesë komunave), funksion që e ushtroi me nder e dinjitet deri me pensionim, në vitin 2010.”

Kelmendi thotë se babai i tij që nga pensionimi punon si avokat.

“E katërta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im që nga pensionimi punon si avokat, dhe ështe njëri ndër avokatët më profesionalë, të respektuar dhe të nderuar në Kosovë. E pesta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se babai im, Flamuri, këtë 28 Nëntor (Ditën e flamurit shqiptar, jo flamurit të babait të Dejonës), kur i mbush plot 80 vjet, vazhdon të punojë e kontribuojë si profesionist i mirë, në heshtje, për të mirën e drejtësisë kosovare (që Dejona, e bija e grekut, dëshiron ta shkatërrojë) dhe mund të flas për veten; por ka zgjedhur t’i injorojë shpifësit, se të tillët gjithmonë i ka përbuzur me urtësi si të padenjë për përgjigjje. E gjashta – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se unë nuk ka se si të isha më krenar se ç’jam me familjen time, nënën Esma (ekonomiste e diplomuar, një nga intelektualet e para shqiptare nga Ulqini), babain tim, Flamurin, axhallarët e mi, Ramizin (shkrimtarin dhe gazetarin, i cili një jetë ia kushtoi shqiptarëve dhe shqiptarizmës), Qazimin (deputetin e 2 Korrikut dhe 7 Shtatorit), Lulen (ndër profesoreshat e para të diplomuara për Gjuhë Shqipe) dhe shumë të tjerë. E shtata – se të gjithë e dinë, por e bija e grekut bëhet që s’e di – se Adriatik Kelmendi, që prejse i ka mbushur 16 vjeç, ka filluar të shkruajë, të flasë dhe të angazhohet vetë për të mirën e Kosovës dhe shqiptarisë, dhe nuk ia ka ndalur hovin as Milosheviqi atëherë, dhe kurrë s’do ta ndalojë askush as sot.”

Në fund ai ka paralajmëruar që do të ngre padi ndaj Mihalit.

“Dejonë, e bija e grekut, për tentim-dëmtimi të imazhit, shihemi në gjykatë!”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë