Gazetari dhe opinionisti Labinot Balaj në “Rubikon në Klan Kosova”, tha se edhe partisë fituese në zgjedhje edhe ish-opozitës, kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu po ua mbulon mangësitë.
“E kam thanë ironikisht Albulena Haxhiu është figura përbashkuese e tyre në një trajtë inversive, ia përmbush të gjithëve ambiciet. Po ua mbulon dobësitë të dy palëve që nuk i kanë numrat për me ndërtu një qeveri”, tha Balaj.
Ndërkaq, për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut, Balaj tha se “e ka pasur qëllimin e fshehur për ta përqark LDK-në”.
“Letra ka mujtë me qenë gjenuine, por ka mujtë me i shfrytëzu edhe antagonizmat brenda LDK-së”, tha Balaj.