Gjatë ditës së sotme kryetarja e Gjykatës Speciale kishte për të mbajtur një konferencë për media.
Mirëpo kjo konferencë është anuluar.
E lidhur me vizitën e Trendafilovës në Kosovës dhe konferencën e saj ka ardhur edhe reagimi nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Sipas Molliqajt, Trendafilova është ‘’Non grata’’ për Kosovën.
‘’Bashkë me veteranë, qytetarë e aktivistë jemi mbledhur sot për ta kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. U mblodhëm për të treguar se historia e këtij populli jeton në zemrat e njerëzve, ani pse institucionet i kemi të tjetërsuara. U mblodhëm për të demonstruar se padrejtësia në Hagë për ne këtu është fyerje e poshtërim. U mblodhëm për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin. U mblodhëm për t’i treguar se ajo është “Non grata” për Kosovën dhe qytetarët e saj’’, ka shkruar Molliqaj.
Për ne UÇK-ja është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi, prandaj UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ka shtuar Molliqaj.