Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim.Marrëveshja është nënshkruar nga takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips.
Sipas komunikatës së FSK-së, marrëveshja mundëson shkëmbim të informacinëve të sigurta.“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK. Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.
Kurti: Do t’i ftoj për takim kryetarët e opozitës, duhet të sigurojmë 85 deri në 86 vota për presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të zhvillojë takime me kryetarët e partive opozitare me qëllim arritjen e numrave të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit...
Më shumëDetails











