Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat, Serbia të sanksionohet që Vuçiq takoi kriminelin më të madh të historisë Putinin

15/05/2025 - 19:22
në Lajme
A A
Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat, Serbia të sanksionohet që Vuçiq takoi kriminelin më të madh të historisë Putinin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet ta konsiderojë në mënyrë serioze arritjen e një koalicioni për të krijuar qeverinë e re. Kështu ka thënë në një intervistë për Gazetën Express, Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, politikani estonez, Riho Terras, në një bisedë me redaktorin e Gazetës Express, Besnik Velija, në Bruksel, kur është pyetur për krizën politike ku gjendet Kosova. Ai është shprehur se vende të mëdha si Gjermania e Austria e kanë dëshmuar që koalicionet qeverisëse janë të mundshme.

“E di që është e vështirë, por e kemi parë në Gjermani që një koalicion i madh është i mundur. E kemi parë edhe në vende të tjera, si Austria. Kështu që mendoj që për hir të progresit. Nuk mendoj që zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhja më e mirë për të zgjidhur problemin, sepse me gjasë nuk do ta zgjidhin problemin”, ka potencuar Terras.

Raportuesi për Kosovën thotë se bazat e proceseve demokratike janë negociatat dhe gjetja e një kompromisi, dhe se preferon më shumë arritjen e një koalicioni sesa shkuarjen në zgjedhje të reja.

I pyetur për insistimin e Kurit në kandidaturën e Albulena Haxhiut ndonëse nuk po i siguron votat në më shumë se dhjetë seanca radhazi, Terras thotë se kompromisi është baza e politikës dhe çdo kush që nuk arrin të bëjë shumicën duhet të heq dorë nga disa gjëra.

“Unë sugjeroj kompromisin, por megjithatë nuk dua të përzihem në politikë”, ka shtuar Terras.

Lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimit me emisarin e ri danez, Peter Sorensen, Terras ka thënë se do të takohet së shpejti me këtë të fundit dhe se do të diskutojë me të disa ide që ka lidhur me atë se si duhet të ecet përpara.

“Do ta takojë shumë shpejt ambasadorin Sorensen për të diskutuar rrugët e mundshme për të filluar përsëri dialogun. Kam disa ide, por duhet t’i diskutojë me emisarin e ri, për të pasur një kohezion..”, ka deklaruar Terras.

Ai ka thënë se duhet të nxiten dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Serbisë, për të pasur më shumë bashkëpunim dhe se pret nga emisari i ri Sorensen që të ndryshojë disa gjëra.

“Nuk e kam takuar Lajçakun dhe nuk e di cilat kanë qenë idetë e tij, jam i ri në proces. Jam i sigurt se sherifi i ri në qytet do të ndryshojë disa gjëra. Dhe vërtet shpresoj që mund të shtyjmë dialogun përpara. Ka shumë gjëra që e ndikojnë procesin, por është gjithmonë mirë të flasësh”, ka theksuar Terras.

I pyetur nëse mund të ketë progres pa lëvizur përpara me implementimin e marrëveshjeve, sidomos Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Terras ka thënë se Serbia s’ka bërë shumë gjëra sa i përket implementimit dhe “s’mund të fajësohet vetëm Kosova”.

Për Veriun dhe mënyrën se i Kurti ka vepruar atje, Terras thotë se gjërat kanë mundur të bëhen në një mënyrë më të butë.

“Për shijen time ka pasur shumë policë me armë të gjata në rrugë, nëse më pyesni”, ka thënë Terras për Gazetën Express dhe ka shtuar se megjithatë e kupton se pse Kurti ka vepruar në mënyrë të tillë.

“Unë mund ta kuptojë pse ai po shtynë përpara, sepse ju dëshironi të qeverisni vetë vendin tuaj dhe jo që dikush nga jashtë të paguaj rroga për doktorët tuaj. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë që të ndihmojë Veriun e Kosovës që standardi i jetës të jetë më i lartë, kjo e zgjidh problemin, por kjo nuk po ndodh aktualisht”, ka potencuar Raportuesi për Kosovën.

Duke folur për Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Terras ka deklaruar se ato janë të padrejta dhe të pabalancuara dhe se duhet të hiqen sa më shpejtë që është e mundur.

Terras megjithatë ka sqaruar se për heqjen e masave duhet vendim unanim i Këshillit Evropian dhe se nuk e sheh që diçka e tillë do të ndodhë.

“Për Masat duhet një vendim unanim i Këshillit dhe nuk e shoh që diçka të tillë në horizont, nuk ka lajme të mira”, ka potencuar ai.

Terras ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, duhet të marrë më shumë iniciativa për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe se Komisioni Evropian duhet të punojë më shumë edhe për çështjen e pesë shteteve mosnjojëse.

Raportuesi i Parlamentit Evropian, ka folur edhe për qasjen e politikës së Serbisë dhe vizitën që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ka realizuar në Moskë tek Vladimir Putin. Sipas Terras, nga mënyra se si po vepron, Vuçiq nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës.

“Sot kurt Vuçiq udhëton në Paradën e 9 majit në Rusi, nuk e shoh se serbët e meritojnë gjithë interesimin që
ne kemi për ta. Nuk mendoj se Vuçiq dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terras për Express.

Sipas Terras, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, nuk do te duhej ta vizitonte presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dy ditë pasi e takoi Putinin në Moskë, e që për Terras presidenti rus është krimineli më i madh i historisë. Politikani estonez thotë se vizita e Costas është qesharake dhe se për vizitën që Vuçiq e ka bërë në Moskë duhet të sanksionohet Serbia.

“Të paktën Costa nuk do te duhej ta vizitonte Vuçiqin dy ditë pasi ai shkoi për t’u takuar me kriminelin më të madh të historisë. Ai është krimineli më i madh i botës, dhe Vuçiq e vizitoi. Costa me këtë vizitë thjesht i tregoi botës që BE e pranon Putinin. Kjo është qesharake për mua. Unë mendoj se duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë për këtë”, është shprehur Riho Terras.

Lidhur me lirinë e medias dhe raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij ku Kosova ka shënuar rënie për vitin e dytë radhazi, Terras ka thënë se Kurti duhet të kuptojë lirinë e mediave.

“Mesazhi im është që sigurisht që liria e medias është parakusht për qeveri demoratike dhe sundim të ligjit dhe parakusht për të hyrë në Bashkim Evropian”, ka përfunduar Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë