Në muajin prill të vitit 2024 kishte hyr në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku shumë shoferëve më së shumti u ka penguar çështja e perdorimit të telefonit, pasi që me rastin e gjobës së shqiptuar për herën e dytë u ndalohet drejtimi i automjetit për 3 muaj, raporton Veriu.info.
Por çka ndalon në të vërtetë ky sipas për çështjen e telefonit për shofer?
Paragrafi 4 i nenit 231 i Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor thotë decidivisht: Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Pra, me këtë ligj nuk ndalohet përdorimi i telefonit nga shoferët, por ndalohet vetëm mbajtja e tij në dorë, gjë që shumë zyrtarë policor e kanë keqkuptuar këtë dispozitë ligjore.
Veriu.info ka siguruar një gjobë të shqiptuar nga policia e Kosovës në muajin shkurt 2025, ku një person denohet për përdorim të telefonit, edhe pse në arsyetimin e gjobës shkruan se ai e ka pasur të vendosur telefonin në varëse profesionale.
Ky qytetar më pas është ankuar në Komisionin e Ankesave të Policisë, Komision i cili ka vendosur të anuloj gjobën e tij.
“Pushohet procedura kundërvajtëse ndaj kundërshtuesit për shkak se nuk është vërtetuar se i njëjti me veprimet e tij ka shkaktuar kundërvajtjen për të cilën është dënuar, sepse sipas Ligji Për Rregullat e Trafikut Rrugor ndalohet mbajtja e telefonit, e jo prekja e telefonit të vendosur në pajisje adekuate në automjet”, thuhet në vendimin e Komisionit të Ankesave të Policisë së Kosovës, të siguruar nga Veriu.info.