Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali “Peugeot” në Kosovë me Qeverinë, Zyra e Kryeministrit vet i ndërroi kriteret në proces të tenderit

16/05/2025 - 15:42
në Lajme
A A
Thellohet skandali “Peugeot” në Kosovë me Qeverinë, Zyra e Kryeministrit vet i ndërroi kriteret në proces të tenderit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender të majmë me AQP-në. Një me ZKM-në. Një vizitë e ‘ngrohtë’ e Kryeministrit Kurti në  biznesin e Arif Elshanit, që mban përfaqësinë e markës Peugeot. Krejt këto, janë shoqëruar me profite në drejtim të Elshanit. E, një hulumtim i Insajderi ka gjetur që për tenderin që ia dha Zyra e Kryeministrit, në procedurë, janë ndryshuar së paku dy pika të Dosjes, për të cilat ZKM-ja ende nuk ka kthyer përgjigje se pse i bëri.

Një kontratë me Agjencinë Qendrore të Prokurimeve, e mandatuar për të tenderuar punë të mëdha, nuk i kishte kryer boll punë Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, kur bëhet fjalë për veturat zyrtare.

Zyra e Kryeministrit bëri edhe një kontratë tjetër me firmën e biznesmenit Arif Elshani, e të cilin personalisht e kishte vizituar Albin Kurti.

ZKM-ja e ka kontraktuar firën e Elshanit për t’ia marrë me qira 15 vetura, me çmim 550 euro në muaj për veturë.

E njëjta firmë ka edhe kontratën tjetër me AQP-në, për 80 vetura për një vlerë prej mbi 1.9 milionë eurosh, apo sic del në përllogaritje: qiraja për një veturë shkon 24 mijë euro.

Duke anashkaluar AQP-në, siç dyshohet në kundërshtim me nenin 95 të Ligjit të Prokurimit Publik, ZKM-ja hyri në marrëdhënie kontraktuale me biznesmenin Elshani, dhe del që diçka ndodhi edhe në vet procedurën e tenderit

Një hulumtim i Gazetës Insajderi ka zbuluar se ky tender ka pasur edhe një ‘ndërhyrje’ në procedurë të tenderimit.

Ndryshimet në kritere për të cilat hesht ZKM-ja

Vet Zyra e Kryministrit, pasi që kishte shpallur tenderin dhe kishte marrë interesimet e kompanive, del që vendosi ti ndryshoi dy kritere krejt bazë, që lidhen me përformacën e veturave që po kërkonin.

Më 13 nëntor 2024 ishte shpallur tenderi.

Vetëm pesë ditë më vonë, më  datën 18 nëntor të vitit të kaluar Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, departamenti i tenderëve, krijon një dokument të ri, e që bën me dije se ka ndryshuar dy kritere, sipas tyre, për sqarim, pasi që ka marrë një pyetje nga një i interesuar për të ofertuar në këtë tender.

Një përgjigje për këtë interesim të një kompanie, që nuk ia përmendin emrin, kishte ardhur menjë herë, dy ditë pas shpalljes.

Isa Hajdari nga Zyra e Kryeministrisë e kishte nënshkruar këtë sqarim në lidhje me dosjen e këtij tenderi.

Por, çka u ndryshua nga ZKM-ja në tenderin që në fund e fitoi firma e Arif Elshanit, përfaqësues i markës Peugeot?

Në fillim, ZKM-ja kërkoi që, te pjesa teknike, motori i veturave që po kërkonin ishte në “minimum  1.998 ccm3”

Pesë ditë më vonë këtë kriter e ndryshoi në atë që sipas tyre tash ‘kapaciteti i motorit – vëllimi i motorit duhet të ishte në minimum  1940 ccm3″, por deri tash nuk ka dhënë shpjegim në pyetjet e Insajderit se pse u bë ky ndryshim, dhe se kush saktë e kërkoi atë.

Edhe në pozicionin 6 teknik kishte bërë edhe ndryshimin e dytë.

“Pozicioni 6. Fuqia e motorit PS/hp : Min. 120 Ps/hp deri 3000 ccm3″, që ishte në fillim të shpalljes së tenderit, më vonë u shndërrua në “fuqia e motorit KË: Minimum 100 KË”, thuhet në dokumentin që në platformë “e-prokurimi” e publikoi Zahir Bunjaki, të cilit i ka dërguar pyetje Insajderi, por ende nuk është përgjigjur.

Gazeta Insajderi për këtë ndryshim në kritere e ka njoftuar edhe Departamentin e Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë koment.

Firma e biznesmenit Arif Elshani në një përgjigje për Insajderin ka thënë se nuk ishin ata si kompani që e kërkuan këtë ndryshim.

“…çdo vendim për të ndryshuar kriteret e një tenderi është ekskluzivitet i autoritetit kontraktues. Ne, si çdo kompani tjetër, kemi pasur qasje në dokumentacionin publik përmes sistemit të e-prokurimit dhe kemi aplikuar brenda kushteve të përcaktuara sipas thirrjes publike, asnjëherë nuk kemi dërguar letër standarde/kërkesë për ndryshim të dosjes së tenderit por kemi aplikuar bazuar në thirrjen publike të publikuar në e-prokurim”, thuhet në përgjigjen e “Mercom Auto”.

“Mercom Auto” thotë tuje se  “e mohon kategorikisht çdo përfshirje në ndonjë veprim që shkel ligjin apo normat etike, veçanërisht në rastin e kontratave me institucione shtetërore. Kontrata në fjalë është lidhur nga Zyra e Kryeministrit (ZKM), një institucion që operon brenda kuadrit ligjor dhe që duhet të zbatojë ligjet e Republikës së Kosovës”.

Ata kanë komentuar edhe vizitën e Kryeministrit Kurti tek firma e Elshanit, edhe pse janë në marrëdhënie kontraktaule, pra kompania si punëmarrëse, e Zyra e Kryeministrit, si punëdhënës, thonë që nuk kanë ndonjë lidhje, pos që kanë mirëpritur, sipas tyre, një zyrtar shtetëror.

“Lidhur me vizitat e ndonjë zyrtari në ambientet tona, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, theksojmë se nuk kemi asnjë lidhje personale apo politike me të, dhe vizitat kanë qenë të natyrës publike dhe transparente – aspak të ndërlidhura me ndonjë proces tenderimi. Kompania jonë mirëpret çdo zyrtar qeveritar apo komunal pavarësisht përkatësisë se tyre politike”, thuhet në përgjigjen e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë