Shqipëria ka arritur një rezultat të mirë në Eurovizion, duke grumbulluar gjithsej 218 pikë, të cilat e kanë renditur në vendin e tetë.
Nga këto, 173 pikë erdhën nga votat e publikut, ndërsa 45 pikë u siguruan nga juritë kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.
Shqipëria u përfaqësua nga duoja Shkodra Elektronike, e përbërë nga Beatriçe dhe Kola, të cilët interpretuan këngën “Zjerm”.