Dy helikopterë u përplasën dhe u rrëzuan në provincën perëndimore finlandeze të Satakunta.
Sipas mediave finlandeze, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi specialistët e shërbimit të shpëtimit dhe efektivët e policisë.
Departamenti i Policisë së Finlandës Jugperëndimore njoftoi se ka nisur një hetim.
U konstatua se helikopterët po fluturonin në të njëjtën rrugë nga Talini në aeroportin Piikajärvi në Kokemäki.
Në një helikopter ishin dy pasagjerë dhe në tjetrin tre.
Numri i saktë i viktimave dhe identiteti i pasagjerëve janë ende duke u përcaktuar, sipas policisë finlandeze.
Megjithatë, transmetuesi publik estonez ERR raportoi se të pesë pasagjerët besohet se kanë vdekur.
Ndryshe, shkaku i aksidentit mbetet i paqartë.