Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj para fillimit të senacës konstituive ka thënë se pret një reflektim nga Vetëvendosja për zgjidhjen e situatës, sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Kemi dhënë një opsion për të dal nga kjo gjendje, do të japim voten për kandidatë të VV, të cilët janë unifikues. Ne po vijmë me shpresë që na jepin një zgjdihje VV. Jemi në një situatë jo të mirë. Shpresojë që do të ketë reflektim nga VV-ja”, tha Haradinaj.
Ndërsa i ka komentuar dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ditë më parë ka thënë se po të mos ishte Nisma, AAK në zgjedhjet e fundit nuk do ta kalonte pragun. Haradinaj tha se as VV s’do ta kalonte pragun, pa listen Guxo dhe Alternativen.
“ Koalicionet janë për përfitime. As VV pa listen Guxo dhe Alternativen nuk e kish kalu pragun”, tha Haradinaj.