Ramush Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë e votimit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Të premten, në një deklaratë për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së tha se nuk ka ende një qëndrim të partisë për këtë çështje.
“Nuk kemi marrë një qëndrim rreth kësaj. S’mund të japë një qëndrim të qartë sepse nuk kemi diskutuar në Aleancë për këtë çështje”, tha ai.
Por, Haradinaj tha se “ekziston mundësia me votu dikush nga opozita Limajt”.
Në deklaramin e tij para mediave, Haradinaj shpalosi edhe një qëndrim të ri të AAK-së për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend. Ai tha se AAK-ja është e gatshme të votojë edhe një emër tjetër të Vetëvendosjes për kryeparlamentar. Ky emër është Glauk Konjufca.
“Kemi përmendur dy zonja, Bogujevcin dhe Selimin, por do të mund ta votimin edhe z. Konjufca, nëse propozohet”, tha Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës mban sot vazhdimin 20-të të seancës konstituve.