Njëra nga kryetaret e listës Guxo, Donika Gërvalla, thuri lavde për të sapo-aderuarin në partinë e saj, avokatin Gazmend Halilaj.
“Sa i përket avokatit që përmendët, ka një profil shumë të theksuar. Është person që asnjëherë nuk ka hezituar të flaës një gjuhë të qartë në publik. Ka paguar një cmim shumë të lartë për prononcimet e tij. Është ballafaquar edhe me drejtësinë dhe në fund drejtësia i ka dhënë të drejtë” – thotë Donika Gërvalla.
“Por vepra është shumë e rëndë” – këmbëngulte gazetari Fazliu në pyetjen se si do të vepronte Guxo në rast se Supremja do ta kthejë rastin tronditës të Drenasit, ku ishte keqpërdorur seksualist një e mitur – në rigjykim dhe mori përgjgjen nga Donika Gërvalla se ‘rigjykimi nuk është vendim’.
“…Por jemi shtet ligjor, por deri në atë moment kur fajësia e dikujt faktohet, personi konsiderohet i pafajshëm” – i thur lavde Gërvalla sistemit të drejtësisë në vend.