Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Viva Fresh” e pasigurtë për punëtoret, u vjedhen para nga çantat personale në zhveshtore

24/05/2025 - 10:44
në Lajme
A A
“Viva Fresh” e pasigurtë për punëtoret, u vjedhen para nga çantat personale në zhveshtore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të Viva Fresh në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët.

Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së premtes, më 23 maj 2025, rreth orës 20:30.

Sinjali mëson se dy punëtore të marketit “Viva Fresh” në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë kanë raportuar rastin që ka ndodhur brenda objektit ku punojnë.

Burime të sigurta nga Viva Fresh bëjnë me dije se A.A dhe M.I. kanë deklaruar se gjatë kohës sa ndodheshin në vendin e punës, u janë vjedhur para nga çantat personale, të cilat i kishin lënë në zhveshtore.

Sipas deklarimeve të tyre, nga kamerat e sigurisë të vendosura në objekt, shihen dy fëmijë të mitur, të moshës rreth 9 deri 12 vjeç, duke hyrë në hapësirat ku ishin sendet personale të punëtoreve dhe duke marrë shumat prej 50 dhe 35 euro.

Përshkrimi i fëmijëve të dyshuar:

– Njëri me pantallona farmerka ngjyrë kaltër ose hiri dhe fanellë të gjelbër

– Tjetri me duks të zi dhe flokë të kafta.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe Policia, duke iniciuar rast penal për veprën “Vjedhje”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e të miturve të përfshirë në rast./Sinjali/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
10/10/2026 - 16:46

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i...

Më shumëDetails

Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së
10/10/2026 - 16:38

Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Brukselit, ku po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protestuesit janë shfaqur...

Më shumëDetails

Qytetarëve iu bëhet thirrje që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes: Kërkoni dokumentacionin

Qytetarëve iu bëhet thirrje që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes: Kërkoni dokumentacionin
10/10/2026 - 16:35

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë...

Më shumëDetails

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014
10/10/2026 - 16:21

Enver Hasani ka deklaruar se, nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për këtë gjykatë, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit...

Më shumëDetails

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët
10/10/2026 - 16:07

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e...

Më shumëDetails

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës
10/10/2026 - 16:06

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë