Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hipokrizia e Trendafilovas: Dikur thoshte se s`ka paraburgim mbi një vit, ish-krerët e UÇK-së gati 5 vjet prapa grilave

24/05/2025 - 15:21
në Kryesore, Lajme
A A
Hipokrizia e Trendafilovas: Dikur thoshte se s`ka paraburgim mbi një vit, ish-krerët e UÇK-së gati 5 vjet prapa grilave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, i është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes një deklaratë e saj. Deklaratë në fjalë shpërfaq hipokrizinë e shefes së Dhomave të Specializuar të Kosovës.

Nëpër rrjete sociale po shpërndahet më të madhe një deklaratë e saj, që e kishte dhënë në vitin 2017 në emisionin “Rubikon”.

Shefja e Speciales aty thotë se kjo gjykatë nuk do të mban në paraburgim askënd më shumë se një vit.

“Kemi ardhur në përfundimin se paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se një vit”, kishte thënë Trendafilova.

Kur gazetari Adriatik Kelmendi e pyet për të rikonfirmuar konstatim të saj, ajo sërish e pohon se askush që arrestohet nuk mund të jetë në paraburgim më shumë se një vit.

Por, ky konstatim i Trendafilovës nuk është respektuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë që gati pesë vite.

Ndonëse vazhdimisht kanë bërë kërkesa që të mbrohet në liri, gjykata ka refuzuar ato.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para disa ditëve kur Gjykata Speciale me seli në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Vendimi ende nuk është bërë publik, megjithatë kjo vërtetohet në kërkesën e fundit për vazhdim të paraburgimit ndaj Kadri Veselit.

“Paraburgimi mbetet proporcional. Në shqyrtimin e fundit të paraburgimit, ky Panel konstatoi se paraburgimi i Veselit për dy muaj të tjerë ishte i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të çështjes. Më 13 maj 2025, gjatë vlerësimit të kërkesës së fundit të Veselit për lirim të përkohshëm, Paneli konfirmoi se paraburgimi i tij mbeti i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në vendim, raporton Nacionale.

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e veta se refuzimi është bërë edhe për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Duke përfunduar dëshmitarët, paraburgimi ka nxitur shumë kritika në Kosovë.

Edhe në këtë rast, Gjykata Speciale ka refuzuar garanca e Policisë së Kosovës.

Prokuroria e Hagës kishte insistuar se Policia nuk ka kapacitet për ta zbatuar arrestin shtëpiak.

Në parashtresën që e ka deponuar në Hagë mbrojtja e Jakup Krasniqit, e të cilën e ka parë Nacionale, thuhet se Policia është zotuar se posedon të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike për ta zbatuar arrestin shtëpiak.

“Më 26 tetor 2021, Policia e Kosovës iu përgjigj pyetjeve të bëra nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake për të konfirmuar hapat që Policia e Kosovës do të ishte në gjendje të ndërmerrte për të monitoruar të Akuzuarin gjatë lirimit të përkohshëm. Më 28 mars 2025, Policia e Kosovës konfirmoi se ka kapacitetet e nevojshme, duke përfshirë burimet njerëzore dhe pajisjet teknike, për të zbatuar masat e arrestit shtëpiak për të gjithë kohëzgjatjen e lirimit me kusht.1[REDAKTUAR]. Për më tepër, Policia e Kosovës informoi se [REDAKTUAR]”, thuhet në këtë parashtresë, raporton gazeta Nacionale.

Megjithatë, ky zotim i Policisë po del se nuk ia ka mbushur mendjen Prokurorisë. Madje, sipas dokumenteve publike, del se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hedhur dilema për efikasitetin e Policisë në zbatimin e kësaj mase.

Prokuroria në parashtrimet e saj, ka kërkuar nga gjyqtarët të refuzojnë kërkesat për lirim me kusht dhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të mbeten në paraburgim.

Madje, gjatë këtyre viteve të qëndrimit në paraburgim, ish-krerëve të UCK-së u janë shkelur shumë të drejta.

Gazeta Nacionale vazhdimisht ka shkruar për shkeljen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Shkelja e këtyre të drejtave është rritur në dy vitet e fundit, ku krerët e UÇK-së kanë pasur masa e kushte strikte për vizita, telefonata dhe lidhje me video.

Krejt kjo erdhi pas dyshimeve për tentativa për pengim të drejtësisë, të cilat kulmuan me një aktakuzë tjetër ndaj Hashim Thaçit.

Ish-krerët e UÇK-së kanë hapësirë vetëm për 5 vizita në muaj. Ato monitorohen gjatë gjithë kohës me policë e përkthyes. Vizitat nuk mund të zgjasin më shumë se 40 minuta, dhe nuk realizohen pa një miratim paraprak, që zgjat goxha shumë.

Përveç vizitave, kufizime të ashpra në Qendrën e Paraburgimit ka pasur edhe për video-lidhje.

Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit i lejohen vetëm 5 video-lidhje në muaj, secila nga 40 minuta, me një procedurë miratimi gjithashtu të komplikuar.

E për telefonata, krerët e UÇK-së duhet të tregojnë një muaj përpara me kënd duan të flasin.

Atyre iu lejohet një thirrje në ditët e gjykimit për 15 minuta, dhe dy thirrje në ditët që nuk ka gjykim gjithashtu 15 minuta.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë