Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda QKMF-së në Lipjan se sot në mëngjes është raportuar një rast i pazakontë që ka alarmuar Policinë lokale.
Sipas informacioneve të siguruara, më 26 maj 2025, rreth orës 10:15, në Stacionin Policor në Lipjan është paraqitur qytetari Hazir Berisha i cili ka raportuar se vetura e tij është zhdukur nga parkingu i QKMF-së.
Ai ka deklaruar se rreth orës 10:00-10:10, e kishte lënë veturën e tij – një Audi 80, ngjyrë hiri, me targa 01-193-OZ – të hapur, me çelësat dhe dokumentacionin brenda, në rrugën “Mbreti Zog”, afër hyrjes së Emergjencës.
Kur është kthyer pas pak minutash, vetura nuk ishte më aty.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Lipjanit, ndërsa bëhet apel tek qytetarët që nëse hasin veturën e përshkruar, të njoftojnë menjëherë autoritetet policore.