Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GAP: Mbi 600 milionë euro projekte të pezulluara shkak i masave të BE`së ndaj Kosovës

26/05/2025 - 13:04
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
GAP: Mbi 600 milionë euro projekte të pezulluara shkak i masave të BE`së ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar rezultojnë si pasojë e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP.

Në raportin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”, theksohet se 7.1 milionë euro nga kjo shumë e përgjithshme janë humbur tërësisht për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara.

“Nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian (BE). Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht”, thuhet në njoftim.

Sektorët më të prekur, sipas raportit, përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro.

“Nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF. Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Evropian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro”, thuhet tutje në raport.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ditë më parë ka thënë se fondet që Kosova do t’i përfitojë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) nuk do të humbin si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se në procesin e draftimit dhe negocimit të agjendës së reformave, Qeveria e Kosovës u është përmbajtur të gjitha afateve të paracaktuara nga Komisioni Evropian, duke dorëzuar, siç ka thënë, dokumentet e nevojshme në kohë dhe me cilësi.

Sipas tij vonesa janë shkaktuar për shkak të aprovimit me vonesë të Planit të Rritjes nga Këshilli i BE-së.

JU REKOMANDOJMË

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
15/09/2026 - 18:28

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën

Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën
15/09/2026 - 18:21

Ish-gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se nëse do të ekzistojë drejtësia, atëherë vendimi i Gjykatës së Hagës do të jetë “pozitiv”. Megjithatë ai thotë se nëse...

Më shumëDetails

U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi

U prit nga shumë njerëz, e puthi tokën- Momenti kur Flora Brovina u kthye në Kosovë pas burgut në Serbi
15/09/2026 - 18:10

Sot u njoftua se, Flora Brovina ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e...

Më shumëDetails

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga
15/09/2026 - 17:36

Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar para pak minutave në rrjetin e saj social në Facebook. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shqiptimin e...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik
15/09/2026 - 17:30

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për 16 shtatorin, ditën e verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së. Ai...

Më shumëDetails

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri
15/09/2026 - 17:23

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë