Analisti Jeton Halimi ka deklaruar se dy deputetet e LDK-së, Serbeze Muça dhe Arjeta Abazi, janë kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai këtë e tha sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke theksuar se kjo mund të jetë arsyeja pse LVV-ja po kërkon votim të fshehtë në zgjedhjen e kryeparalamentares.
“Sipas atyre që kanë negociuar, është zonja Serbeze Muça, dhe Arjeta Abazi që kanë kontaktuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe po dyshohet se në mënyrë hipotetike që mundet me i pas votat e tyre. E po dyshoj që insistimi i z.Albin Kurtit dhe LVV-së për votim të fshehtë mund të lidhet”, tha Halimi.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme: