Disenjatori Festim Isufi më 9 maj ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Më 24 maj raporti i autopsisë i është dorëzuar gjyqtares së rastit.
Lidhur me këtë rast tragjik, është deklaruar për herë të parë vëllai i të ndjerit, Festim Isufit.
Ai theksoi se nuk e fajësojn Rinën dhe se ajo është pjesë e familjes së tyre.
“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuoria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtete. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha vëllau i Festim Isufit.
Tutje ai shtoi se Rina e di të vërtetën dhe çkado që e di e ka tregu në prokurori e në polici.
“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e di të vërtetën edhe ka fol me prokurorinë”, thotë ai në Kosova Today.