Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi i AVONET: A është i përfshirë zëvendësministri Imri Demelezi në skandalin e mbetjeve shtazore?

01/06/2025 - 13:59
në Kryesore, Lajme
A A
Gashi i AVONET: A është i përfshirë zëvendësministri Imri Demelezi në skandalin e mbetjeve shtazore?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skandali i kontratës për fabrikën e mbetjeve shtazore i nënshkruar nga Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci me kompaninë LIP KS & IT SH.P.K., e cila ishte themeluar pas shpalljes për dhënien e saj me qira, ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Pas raportimeve mediave për keqpërdorim masiv me këtë kontratë, ministri në detyrë, Faton Peci, ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për rastin.

Mirëpo, një reagim interesant dhe legjitim e ka bërë drejtori i rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gashi, i cili ka ngritur pikëpyetje për mundësinë e përfshirjes në këtë skandal edhe të zëvendësministrit të Bujqësisë në detyrë, Imri Demelezi, i cili është burri i ish sekretares së VV-së, Vlora Haxhimehmeti.

Postimi i Kenan Gashi:

A është i përfshirë zëvendësministri Imri Demelezi në skandalin e mbetjeve shtazore?

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, po përballet me akuza lidhur me skandalin e mbetjeve shtazore. Megjithatë, vëmendja publike dhe mediatike është përqendruar kryesisht te ai, ndërsa roli i zëvendësministrit Imri Demelezi pothuajse nuk është trajtuar fare. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme për transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

Faton Peci është një nga ministrat më aktivë dhe të zëshëm në luftimin e dukurive negative brenda ministrisë që udhëheq. Ai ka qenë i angazhuar publikisht kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve, dhe për këtë është vlerësuar në disa raste. Por kjo nuk mjafton për të shmangur përgjegjësinë institucionale dhe politike që kërkon trajtim të gjithanshëm të rastit.

Prandaj, lind një pyetje e natyrshme:
Çfarë ka qenë roli i zëvendësministrit Imri Demelezi në këtë çështje?
A është ai i përfshirë në ndonjë formë në këtë skandal, apo pse nuk ka ndërmarrë veprime parandaluese në kohë?

Z. Demelezi është diplomuar në Agroekonomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master në Universitetin e Bolonjës, Itali, në fushën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Hapësirave Bujqësore dhe Rurale. Po ashtu, ai ka kryer specializim në “Bujqësi Organike Mesdhetare” në IAM Bari, Itali.

Duke marrë parasysh këtë përgatitje të lartë akademike dhe përvojën në sektorin e bujqësisë, është e drejtë të kërkohet një përgjigje e qartë:
Pse një profesionist me këtë profil nuk ka identifikuar ose parandaluar skandale të tilla në kohën kur ka ushtruar funksione vendimmarrëse në Ministri?

Përgjegjësia në institucione publike nuk është individuale vetëm për njërin zyrtar të lartë. Ajo duhet të jetë e përbashkët, dhe secili funksionar duhet të japë llogari për kompetencat dhe vendimet që ka marrë ose ka dështuar t’i marrë.

JU REKOMANDOJMË

Faton Peci ua kthen më të mirën votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare

Faton Peci ua kthen më të mirën votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
07/07/2026 - 10:05

Me ardhjen e sezonit veror dhe kthimin e mërgimtarëve në Mitrovicë, kryetari i Komunës, Faton Peci, ka njoftuar një “lehtësim të madh” për bashkatdhetarët: parkingje falas për veturat...

Më shumëDetails

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje
07/07/2026 - 09:43

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe para të padeklaruara në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit. Në njoftim shtohet se, në një automjet...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve, kaq po zgjat pritja në pikat kufitare

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
07/07/2026 - 09:20

Gjendja e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, është e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet nafta, MINT-i publikon çmimet e derivateve

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
07/07/2026 - 09:08

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 7 korrik 2026. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Autostrada 200 milionëshe Shkup-Bllacë, Basha i gëzohet nënshkrimit, uron që RMV t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve
07/07/2026 - 08:58

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë. Ai e ka cilësuar...

Më shumëDetails

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja
07/07/2026 - 08:47

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” se natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicion. Ndërkaq, Syla tha se në fund “gjitha fajet i ka PDK-ja”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë