Një rast vjedhjeje e rëndë është raportuar në komunën e Mitrovicës së Veriut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi të pabanuar, duke shkaktuar dëme materiale.
Burime të Gazetës Sinjali mësojnë se ngjarja ka ndodhur ndërmjet datave 22 maj – 1 qershor 2025, në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicë Veriore, ndërsa është raportuar në polici më 1 qershor, rreth orës 21:00, nga D. B., 45 vjeçar.
Sipas viktimës, i cili jeton dhe punon në Mal të Zi, shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe pa gjësende me vlerë, por dera ishte thyer dhe ka dyshime se persona të panjohur kanë hyrë brenda gjatë ditëve të fundit.
Viktima është intervistuar nga policia, ndërsa njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminim, por ende nuk është konfirmuar se çka konkretisht është vjedhur.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa personat e dyshuar nuk janë identifikuar deri më tani.
Hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve në SP – Mitrovicë Veri.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.