Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale

05/06/2025 - 21:52
në Kryesore, Lajme
A A
27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vënë theksin te dështimet e njëpasnjëshme të seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, deklaroi se në takimet e fundit me partitë politike, ato të voglat ishin të gatshme për kompromis, si AAK-ja dhe NISMA, përkundër atyre më të mëdha, për cilat Krasniqi tha se situata “po iu konvenon”.

“Edhe si shoqëri civile e kemi nisur një protestë që patëm disa karrige para kuvendit për të simbolizuar dështimet të cilat po ndodhin dhe një lloj presioni publik ndaj deputetëve, por edhe disa takime me subjekte politike që të marrim përshtypjet e tyre. Në këto takime shohim që parti të vogla kanë gatishmëri për dialog dhe kompromis, por partive të mëdha nuk po iu ngutet, AAK dhe NISMA ishin të gatshme për kompromis dhe jepnin edhe opsione për të dalë nga kriza. Por partitë e mëdha duket një komoditet i gjendjes së tanishme dhe sikur kjo po iu konvenon të gjithëve. Nuk kanë veprim. Vazhdimisht është Kurti që provokon diçka dhe të tjerët veprojnë në bazë të veprimeve që ai bën, por me kësi strategjie nuk mund të marrësh asnjë rezultat”, u shpreh Krasniqi njofton Klankosova.tv.

Më tej, opinionisti u shpreh se Vetëvendosje është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj vetëm kur ndien rrezik për humbjen e mbështetjes elektorale.

Sipas tij, vetëm në këto rrethana partia pranon të bëjë kompromise.

“Beteja është më shumë me fitu në sy të publikut se cili është ai që po bllokon se sa për të provuar për të gjetur zgjidhje. Në sondazhet që bëhen në opinion publik, partitë janë aty me disa lëvizje që ndodh, as VV sidomos nuk do të lëvizë nga pozicionet nëse nuk ka rënie të dukshme elektorale vetëm atëherë kur ata e shohin rrezikun prej humbjes së mbështetjes së elektoratit atëherë mund të jenë të gatshëm për të bërë kompromise. Deri tash nuk po shohim gatishmëri për të lëvizur nga pozicionet ekzistuese dhe beteja është politike nuk është aspak procedurale. Dehari kur 6 herë sa dështoi Haxhiu, lëviz dhe ndryshoi mënyrën e votimit. Kjo dështoi edhe 20 herë të tjera, dështimi i mënyrës së votimit, dhe ai nuk po lëviz, dhe kjo bëhet në mënyrë strategjike”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë