Avokati Arianit Koci ka thënë se nëse deputetët qëllimisht e bllokojnë kuvendin, sipas tij, ky është korrupsion pasiv. Nëse dikush nuk i ndal deputetët, sipas Kocit, “270 herë do të shkojnë” në kuvend.
Koci, të premten mbrëma në “Rubikon”, tha se po ta takoja Albulena Haxhiun, do t’i thoja të tërhiqet, e, siaps tij tij, të mos jetë vegël e askujt.
“Haxhiut do t’i thoja tërhiqu, mos u bë mashë e askujt. Pse ky insistim, nëse 27 herë nuk po bëhet, me të vërtetë nuk ka kuptim kështu. Ky është mendimi im. Do t’i thoja, Albulenë tërhiqu sepse kështu nuk po shkon. Po dëgjoj teori, plane që ka elemente të korrupsionit pasiv. Nëse deputetë qëllimisht e bllokojnë kuvendin, qëllimisht i minojnë seancat për të arritur pozicione politike, kjo është korrupsion pasiv. Nëse nuk i ndal kërkush, 270 herë do të shkojnë.”, tha Koci.