Mungesa e NaCl vazhdon të jetë veshtirësi e madhe për shumë pacientë të cilët janë të shtrirë në spitale.
Një qytetar është ankuar në adresë të Veriu.info se NaCl nuk ka në spital, e madje nuk arriti të gjejë as në barnatore private.
Ai ka shprehur shqetësimin për një gjë të tillë, pasi e ka babain të shtrirë në spitalin e Mitrovicës.
“Pershendetje deshta me ju informu e kam baben e semure mjeku i shkroi terapi dola ne barnatore me ble NaCl nuk gjindet si eshte e mundur qe nje infuzion te mos gjindet ne shumicen e barnatoreve private.” – shpreh shqetësimin ky qytetar.