Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike

09/06/2025 - 17:14
në Ekonomi, Lajme
A A
Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë është dëgjuar nga sektori privat, ndërmarrjet publike kanë hyrë në këtë proces pa shumë bujë, por jo pa pasoja.

Me çmime të tregut që nuk do të rregullohen më nga shteti dhe me kosto të reja energjetike që priten, pyetja kryesore që shtrohet është: a do të rriten çmimet e shërbimeve publike që qytetarët i marrin çdo ditë?

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky tranzicion mund të sjellë rritje të tarifave për shërbime esenciale, si uji dhe pastrimi, të cilat varen drejtpërdrejt nga konsumi i energjisë.

“Çdo tentim i këtyre ndërmarrjeve për lëvizje të çmimeve, duhet të ndalohet nga pronarët e tyre. E, pronarët e tyre dihet se kush janë – në nivel lokal janë komunat, kurse në nivel qendror është qeveria”, thotë për Radion Evropa e Lirë Berim Ramosaj, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Furnizim nga KEK-u

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës – ZRRE konfirmon për REL-in se, nga 1 qershori, në tregun e hapur të energjisë kanë dalë të gjitha ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale, që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim dhe mbi 50 punëtorë.

Këto ndërmarrje janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është licencuar nga ZRRE-ja për furnizim komercial me rrymë.

Paraprakisht, ato janë furnizuar nga Operatori për Furnizim me Energji – KESCO, me tarifa të rregulluara nga ZRRE-ja.

Furnizimi, tani e tutje, do të bëhet me çmime të tregut dhe jo të përcaktuara nga institucionet shtetërore.

As KEK-u, as ZRRE-ja nuk kanë ofruar informata të detajuara për numrin e ndërmarrjeve publike që kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në treg të hapur.

Në një komunikatë për media më 5 qershor, KEK-u ka bërë të ditur se ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë, por nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për ndërmarrje publike apo private.

Përveç KEK-ut, në Kosovë janë të licencuara edhe 20 kompani të tjera për furnizim me energji elektrike, ndërsa një tjetër ndodhet në proces të licencimit.

Sfidat financiare

Aktualisht, në vend funksionojnë 18 ndërmarrje publike qendrore dhe rajonale, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm si: energjia, transporti, telekomunikacioni, shërbimet postare, menaxhimi i mbeturinave, ujësjellësi e të tjera.

Përveç tyre, sipas Institutit për Hulumtime të Avancuara – GAP, ekzistojnë edhe 55 ndërmarrje publike lokale.

Blendi Hasaj, nga ky institut, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrjet publike me performancë të mirë, mund të arrijnë t’i ruajnë çmimet aktuale të shërbimeve, por ato që ndër vite janë përballur me vështirësi financiare, do të kenë sfida për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

“Ky realitet na çon te një pikë kyçe: këto kompani ose duhet t’i rrisin çmimet e shërbimeve, ose duhet të ndërhyjë qeveria. Një prej mundësive është që qeveria t’i subvencionojë këto ndërmarrje, sepse nuk besoj se do të ishte e përshtatshme që të gjitha shërbimet publike të shtrenjtoheshin përnjëherë”, thotë Hasaj.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë për mundësinë e tillë të subvencionimit, Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj.

REL-i ka kontaktuar edhe disa prej ndërmarrjeve publike – përfshirë Telekomin e Kosovës, Postën, Trepçën, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Kompaninë Rajonale “Pastrimi”, Kompaninë për Menaxhimin e Deponive dhe Trafikun Urban – për t’i pyetur nëse dalja në tregun e hapur do të ndikojë në rritjen e çmimeve të shërbimeve që ato ofrojnë.

Nga të gjitha këto, vetëm Telekomi i Kosovës/VALA ka kthyer përgjigje, duke deklaruar se çdo rritje e kostove, përfshirë edhe ato të energjisë, ndikon drejtpërdrejt në çmimin e shërbimeve që ofron kompania.

“… por, ne do të bëjmë përpjekje – për aq sa është e mundur – që kjo kosto shtesë të reflektohet sa më pak në çmimin e shërbimeve për konsumatorët”, tha Fadil Lepaja, udhëheqës i Zyrës për Komunikim në këtë kompani.

Sipas tij, Telekomi paguan rreth 1.5 milion euro në vit për faturat e energjisë elektrike.

Çka thonë bizneset për liberalizimin e energjisë?

Bashkë me ndërmarrjet publike, në tregun e lirë të energjisë kanë hyrë edhe rreth 1.300 biznese private.

Por, hapja e këtij tregu ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime të shumta për çmimet dhe gatishmërinë e vendit për këtë ndryshim.

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë me ngulm shtyrjen e liberalizimit për së paku një vit, duke argumentuar se çmimet që ofrojnë kompanitë e licencuara për furnizim, janë shumë më të larta sesa ato të përcaktuara nga shteti, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë paraqitur ende oferta në treg.

Në këtë situatë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka kërkuar ZRRE-së pezullimin urgjent të procesit deri në plotësimin e kushteve thelbësore.

“Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, së paku dy kompani prodhuese i kanë pezulluar operacionet, duke përmendur si arsye kostot e larta të energjisë elektrike. Institucionet shtetërore janë informuar për këto zhvillime”, thuhet në komunikatën e saj për media të lëshuar më 5 qershor.

Liberalizimi i tregut energjetik është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe parashikohet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë që Kosova e ka nënshkruar që nga viti 2005, së bashku me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë gjithashtu tregje të liberalizuara energjetike.

Edhe në këto dy vende fillimisht kishte rezistencë, por sot procesi shihet si mundësi për menaxhim më të mirë të kostove energjetike.

Në Kosovë, megjithatë, ky tranzicion ndodh në një moment sfidues ekonomik – sipas një ankete të fundit të Eurobarometrit, 45 për qind e qytetarëve thonë se përballja me shpenzimet për mbijetesë është brenga e tyre kryesore. /REL

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi
15/09/2026 - 16:38

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim Çollaku, kanë hyrë bashkë për vizitë te Thaçi para vendimit të nesërm. Të dy...

Më shumëDetails

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat
15/09/2026 - 16:32

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj për tubime të mundshme që mund të mbahen në Prishtinë dhe qendra të tjera urbane të Kosovës gjatë...

Më shumëDetails

Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund

Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund
15/09/2026 - 16:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK nesër pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese
15/09/2026 - 16:05

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës,...

Më shumëDetails

Dogana zbulon katër orë Rolex, të padeklaruara në vlerë rreth 33 mijë euro

Dogana zbulon katër orë Rolex, të padeklaruara në vlerë rreth 33 mijë euro
15/09/2026 - 15:52

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ka parandaluar tentativën për shmangie të detyrimeve doganore përmes mosdeklarimit të mallrave. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin
15/09/2026 - 15:42

Kryetari i trupit gjykues në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ia ka vazhduar edhe për nga dy muaj paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë