Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet shuma e madhe me të cilën Kim Kardashian i paguan 10 dadot e saj

11/06/2025 - 09:54
në ShowBiz
A A
Zbulohet shuma e madhe me të cilën Kim Kardashian i paguan 10 dadot e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kim Kardashian, themeluesja e markës SKIMS dhe një nga emrat më të njohur në industrinë e modës dhe televizionit, shpenzon më shumë se një milion dollarë çdo vit për një ekip prej dhjetë dadosh që kujdesen për fëmijët e saj.

Një burim për The U.S. Sun ka zbuluar së fundmi se Kardashian, e cila ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin Kanye West – North (11 vjeçe), Saint (nëntë vjeç), Chicago (shtatë vjeçe) dhe Psalm (gjashtë vjeç) – ka krijuar një sistem shumë të rreptë për kujdesin ndaj fëmijëve. Çdo fëmijë ka një dado të dedikuar, e ndonjëherë edhe më shumë se një.

Për shkak të angazhimeve të saj të shumta në biznes, Kim ka staf të angazhuar shtatë ditë në javë, përfshirë edhe dado që punojnë natën për të siguruar që çdo gjë të jetë gati për mëngjesin e ditës tjetër. Sipas burimit, dadot e ditës nisin punën që në orën 6:00 të mëngjesit dhe punojnë në turne 12-orëshe, me një pagesë vjetore prej 100 mijë dollarësh (87,500 euro). Ato kanë një ditë pushim në javë dhe duhet të udhëtojnë gjithmonë me fëmijën për të cilin janë përgjegjëse.

Kim Kardashian me djalin e saj (Foto: Splash)
Dadot gjithashtu i shoqërojnë fëmijët edhe në vizitat tek babai i tyre, Kanye West. “Kur një nga fëmijët, për shembull North, shkon te Kanye, zakonisht krijohet pak kaos sepse Kim ka rreth tre dado të besuara që i dërgon. Kur shkojnë dy fëmijë njëkohësisht, situata bëhet edhe më e ndërlikuar – ndaj dhe ajo ka krijuar një ekip prej rreth 10 dadosh”, ka treguar burimi.

Por kjo nuk është e gjitha – përveç dadove, fëmijët kanë edhe mësues privatë, mësues arti, kërcimi dhe muzike, stilistë personalë dhe udhëheqës të aktiviteteve kreative. E gjithë kjo ushtri profesionistësh është e përkushtuar ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe vepron në një krah të veçantë të shtëpisë së Kardashian, që është përshtatur posaçërisht për ta.

Secila dado ka rol të caktuar dhe, sipas burimit, dadoja e North-it është gjithashtu mësuese dhe asistente personale për të.

Sipas The U.S. Sun, dadot kujdesen për gjithçka – nga ushqimi, veshjet dhe rrobat e larjes, deri te siguria, shoferët dhe organizimi i axhendës së secilit fëmijë. Ato përfitojnë edhe rritje page nëse fëmijët i pëlqejnë dhe kanë qëndruar në punë për më shumë se 18 muaj.

JU REKOMANDOJMË

Dolce harron Edin dhe Limin, publikon foto me të dashurin e ri/Pamje

Dolce shfaq linjat trupore në videon e fundit
19/09/2026 - 19:36

Dolce ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e një burri, teksa fotografia...

Më shumëDetails

Gold AG tregon si e përjetoi dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Ika, thashë edhe nëse vdes, mos të vdes në prani të djalit

Gold AG tregon si e përjetoi dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Ika, thashë edhe nëse vdes, mos të vdes në prani të djalit
19/09/2026 - 18:30

Këngëtari i njohur, Gold AG ka rrëfyer me shumë emocion momentin kur mori vesh për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai tregoi se...

Më shumëDetails

Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali

Aksidentohet Benita, publikon pamje nga spitali
19/09/2026 - 17:06

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit. Në postimin e saj...

Më shumëDetails

Ronaldo dhe Georgina bëjnë marrëveshje martesore, në rast divorci pasuria do të ndahet mes tyre

Ronaldo dhe Georgina bëjnë marrëveshje martesore, në rast divorci pasuria do të ndahet mes tyre
19/09/2026 - 11:30

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore para martesës së tyre, duke përcaktuar mënyrën e ndarjes së pasurisë në rast divorci. Sipas raportimeve, Georgina nuk...

Më shumëDetails

Leonora Jakupi reagon pas shkrimeve nga mediet serbe

Leonora Jakupi reagon pas shkrimeve nga mediet serbe
19/09/2026 - 10:29

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara nga mediat serbe, të cilat kanë trajtuar atë dhe aktivitetin e saj artistik. Raportimet e...

Më shumëDetails

Shokohet nga komentet prezantuesja kosovare, pas marshit për krerët e UÇK-së

Shokohet nga komentet prezantuesja kosovare, pas marshit për krerët e UÇK-së
19/09/2026 - 09:31

Prezantuesja e njohur kosovare, Lorina Dula është shokuar me komentet në rrjetet sociale, pasi asaj iu publikua një video në marshin për krerët e UCK-së në Prishtinë. “Marre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë