Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga “kuzhinieri” në zyrtar shtetëror, ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes

11/06/2025 - 12:12
në Lajme
A A
Nga “kuzhinieri” në zyrtar shtetëror, ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), në raportin e fundit të auditrimit ka identifikuar se në konkursin për pozitën: Zyrtar i pasurisë, është punësuar një kandidat me përvojë pune në fushën e gastronomisë, ndonëse pozita kërkonte përvojë profesionale relevante prej së paku një viti, të dëshmuar përmes pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo në Administratën Tatimore të Kosovës.

Dokumentet e pranuara dëshmonin përvojë pune, por jo në fushën e kërkuar.

“Për më tepër, është evidentuar se në dy raste të ndara, personat e emëruar si ushtrues detyre në pozita të caktuara kishin tejkaluar afatin maksimal ligjor prej 12 muajsh. Në një rast, pozita është mbajtur nga ushtrues detyre që nga 1 tetori 2010 deri në kohën e auditimit në mars 2025, çka përbën shkelje të qartë të Ligjit për zyrtarët publikë”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport të auditorit është theksuar se anashkalimi i kritereve të konkursit nga komisioni rekrutues krijon mundësi për përzgjedhjen e stafit pa përgatitje dhe përvojë të duhur profesionale, duke rrezikuar seriozisht performancën dhe funksionimin e institucioneve.

Shkelje edhe në kompensimin e orëve jashtë orarit. Një tjetër gjetje lidhet me kompensimin e orëve jashtë orarit për pjesëtarët e FSK-së.

“Në fund të vitit 2024, ministria kishte filluar kompensimin financiar për punën jashtë orarit për periudhën janar-maj 2024, ndërkohë që për pjesën tjetër të vitit, për shkak të mungesës së buxhetit, ishte aplikuar kompensimi me ditë pushimi.

Ministria është në proces të ndryshimit të Rregullores Nr. 10/2019 për orarin e punës në FSK, por për shkak të mungesës së buxhetit dhe paqartësive në rregullimin e punës jashtë orarit, ky proces ende nuk është finalizuar “, thuhet në raport.

Mospërputhje dhe vonesa në prokurim, auditori ka gjetur shkelje në fushën e prokurimit.

Në tenderin për “Ndërtimin e objektit të rojës në Devë – Gjakovë dhe Suharekë”, është identifikuar se operatori ekonomik nuk kishte plotësuar kriterin për regjistrimin e mjeteve, pasi kamionët e ofruar kishin libreza të regjistrimit të skaduara që nga viti 2022.

Gjithashtu, janë evidentuar vonesa në përmbushjen e kontratave, përfshirë:

Furnizimi me çizme në vlerë mbi 629,000 euro, me vonesë prej 55 ditësh;

Furnizimi me kamionë, furnizimi me uniforma për kadetët vlera mbi 19,000 euro, furnizimi me emblema dhe grada ushtarake vlera mbi 29,000 euro.

Sipas auditorit, anashkalimi i kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe mungesa e veprimeve për zgjatjen e validitetit të ofertave rrezikojnë dështimin e proceseve të prokurimit dhe shkaktojnë vonesa në realizimin e projekteve kyç.

JU REKOMANDOJMË

Raketat iraniane shkaktojnë dëme në gjashtë zona të Tel Aviv-it
Lajme

Raketat iraniane shkaktojnë dëme në gjashtë zona të Tel Aviv-it

15/06/2025 - 02:28
Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)
Lajme

Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

15/06/2025 - 02:25
Tel Avivi sërish nën zjarr, ndërsa Irani lëshon sulm me raketa dhe dronë
Kryesore

Tel Avivi sërish nën zjarr, ndërsa Irani lëshon sulm me raketa dhe dronë

15/06/2025 - 02:01
Sulmi i ri i Iranit ndaj Izraelit, Sky News publikon fotografi të momenteve kritike
Lajme

Sulmi i ri i Iranit ndaj Izraelit, Sky News publikon fotografi të momenteve kritike

14/06/2025 - 23:40
‘Aktivizohet’ Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund banditizmit izraelit
Lajme

‘Aktivizohet’ Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë fund banditizmit izraelit

14/06/2025 - 23:36
Sulmi në Haifa të Izraelit, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur
Lajme

Sulmi në Haifa të Izraelit, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur

14/06/2025 - 23:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari që u arrestua nga Fast Kosova me urdhërresë të INTERPOL-it

    Ky është i dyshuari që u arrestua nga Fast Kosova me urdhërresë të INTERPOL-it

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Irani paralajmëron raketën “Khaibar” me rreze 2000 km: Bota do të befasohet

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trumpi e urdhëroi të pranojë marrëveshjen, përgjigjet Irani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish kandidati i PDK-së për deputet, prezantohet nga Albin Kurti si kandidat i LVV për kryetar të Klinës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë