Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Negociata me “material” të Lajçakut, Bislimit i pëlqen stili i Sorensenit, opozita thotë se ai s’ka legjitimitet për dialog

11/06/2025 - 17:14
në Kryesore, Lajme
A A
Negociata me “material” të Lajçakut, Bislimit i pëlqen stili i Sorensenit, opozita thotë se ai s’ka legjitimitet për dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Peter Sorensen realizoi për herë të parë takimin mes Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e negociatave dje në Bruksel. Takimi ishte i nivelit teknik meqë Kosova vazhdon të ketë një qeveri teknike për të organizuar takim të nivelit të lartë. Dhe derisa negociatat e para u zhvilluan me material të paraardhësit të Sorensenit, në Kosovë pati reagime se zëvendëskryeministrit Bislimi i mungon legjitimiteti për të marrë vendime në këtë proces.

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi dje kishte udhëtuar drejt Brukselit për një takim të dialogut që s’e paralajmëroi paraprakisht. Atje shkoi edhe kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, i cili njoftoi i pari se do të zhvillohej një takim trepalësh nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Palët u takuan pas një kohe të gjatë, ndërsa për Sorensenin ishte i pari që kur mori detyrën e tij në shkurt.

Pas takimit, Bislimi në prononcimin e tij për media në Bruksel doli më i relaksuar sesa që dilte kur takimet i ndërmjetësonte sllovaku Miroslav Lajçak, të cilit shpesh i hidhte akuza për njëanshmëri.

Kësaj radhe, Bislimi u duk i kënaqur me ndërmjetësin danez, stili i të cilit i pëlqeu.

“Në pjesën e parë kemi dakorduar principet për ecjen përpara në këto takime dhe mendoj se kjo ka reflektuar edhe stilin tjetër të ndërmjetësimit të z. Sorensen. Ne jemi dakord me të gjitha propozimet e tij dhe i mbështesim të njëjtat. Mendojmë që ato sigurojnë edhe një raportim më të mirë tek vendet anëtare për atë se çfarë ndodh brenda, por edhe qartësi te palët që pastaj të mos keqpërdorin bisedat brenda për interpretime mediatike jashtë takimit, që mendoj që në këtë drejtim z. Sorensen është duke bërë një punë shumë të mirë”, tha Bislimi për emisarin e ri.

Ndërkaq, ai foli edhe për versionin e sekuencimit për zbatim të marrëveshjes të hartuar nga Lajçak.

“Natyrshëm ka patur dakordim të plotë mes palëve andaj edhe neve na është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellim në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfunduar me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje”.

Pra, fjala është për “ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

“Kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet” ka shtuar ai.

Bislimi tregoi se dje patën edhe takime bilaterale meqë s’u morën vesh me Serbinë për agjendë të përbashkët.

Kryenegociatori kosovar tha se në takim folën për disa çështje, ndërsa si temë më të rëndësishme për palën kosovare ai tha se e ka ngritur atë të personave të pagjetur për të cilën tha se e ka marrë pjesën më të madhe të takimit.

“Tema tjetër që ka qenë shumë e rëndësishme për neve ka të bëjë me transferet financiare drejt qytetarëve në Luginën e Preshevës, ku kemi argumentuar se si ideja jonë nuk përbën kurrfarë shkelje, e në fakt garanton transparencë të plotë. Tema e tretë që ka qenë shumë e rëndësishme për neve dhe kemi diskutuar në bilateral është funksionalizimi i interkoneksionit me Serbinë i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë por edhe për rajonin. Tema e katërt që e kemi ngrit ka qenë për takimet e grupit të zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, ku ne kemi treguar propozimet tona dhe kemi arsyetuar ngecjet e deritanishme të cilat janë bërë kryesisht me pengesat që ka bërë Serbia”.

Ndërsa, tema e fundit për të cilën Bislimi tha se kanë folur ishte ajo e fushatës sistematike të dezinformatave që është organizuar dhe po shpërndahet nga ana e Serbisë e cila ka qëllime të caktuara që të krijojë një percepsion për keqtrajtim të komunitetit serb në Kosovë.

Në këtë pikë palët prezantuan versione të kundërta.

Petkoviq u mundua t’i shesë si të vërteta para Sorensenit këto dezinformata, duke i kërkuar atij ndaljen e “persekutimit të popullit serb”.

“Kam folur edhe për terrorin e Albin Kurtit ndaj serbëve, veçanërisht në veri dhe kemi dorëzuar sërish një listë me lëvizjet e fundit përshkallëzuese. Kam folur për arrestimet, persekutimin e përfaqësuesve të popullit serb të mishëruar në përfaqësuesit e Listës Srpska dhe çështje të tjera si të pagjeturit”, tha Petkoviq.

Ky takim dhe temat e diskutuara atje u përcollën me vëmendje në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi duke thënë se Bislimi nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa për negociatat tha se janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe se “nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë”.

“Çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën. Tentimi i z. Bislimi për ta futur Kosovën në obligime, pa patur mandat legjitim e demokratik, është i papranueshëm, antikushtetues dhe joligjor”.

Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht se s’ka shenja që Kosova të dalë nga kriza e mosformimit të institucioneve, Bislimi paralajmëroi se do të përfaqësojë Kosovën edhe njëherë në dialog derisa Shërbimi i Jashtëm i BE-së të shkojë në pushim.

“Ideja e z. Sorensen është që të bëjë edhe një takim gjatë muajit korrik”, tha ai./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Kurti shkon në Greqi në simpozium filozofie, ZKM nuk e njofton udhëtimin

Kurti shkon në Greqi në simpozium filozofie, ZKM nuk e njofton udhëtimin
06/07/2026 - 13:47

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, edhe sivjet ia ka mësyer simpoziumit “Symii” në Greqi. Media “Vox Kosova” publikoi fotografi ku Kurti shihet në rresht të parë të një...

Më shumëDetails

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e 3 muaj burgim për Aurona Pelajn
06/07/2026 - 13:43

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, në Pejë. Në seancën e sotme, trupi gjykosh...

Më shumëDetails

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje
06/07/2026 - 13:22

Fermerët kosovarë të qumështit po mbajnë protestë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Si shenjë proteste ndaj pakënaqësive të tyre, ata kanë derdhur qumështin para kësaj ministrie. Video:

Më shumëDetails

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë
06/07/2026 - 13:14

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje. Sipas informacioneve të para,...

Më shumëDetails

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)
06/07/2026 - 12:54

Policia e Hungarisë ka njoftuar se si rezultat i një veprimi të koordinuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (NIB) e Policisë së Emergjencave dhe Administrata Kombëtare e Taksave...

Më shumëDetails

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët
06/07/2026 - 12:48

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes një reagimi publik, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kompaninë prodhuese “Vita”, dhe njëkohësisht u bëri thirrje Agjencisë së Ushqimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë