Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë

13/06/2025 - 09:56
në Lajme
A A
Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Lipjanit është kapur nga Zyra Kombëtare e Auditimit duke kontraktuar të njëjtat punë disa herë, me çmime të ndryshme dhe operatorë të njëjtë apo të ndryshëm, në mënyrë që të anashkalohet transparenca dhe të krijohen hapësira për pagesa të dyfishta, një metodë e papërgjegjshme dhe e dënueshme që shkatërron etikën e prokurimit publik, shkruan Demokracia.com.

Në raportin e auditimit për vitin 2024, ZKA ka identifikuar një prej rasteve më të rënda të manipulimit të pozicioneve të kontratave në fushën e prokurimit publik në këtë komunë. Konkretisht, për projektin “Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit në fshatra dhe qytetin e Lipjanit”, janë lidhur dy kontrata kornizë me nga 300 mijë euro, me të njëjtin operator ekonomik.

Kontrata e parë, e lidhur në mars 2024 për periudhë trevjeçare, nuk ishte përfunduar, përkundër se në fund të vitit të njëjtë, më 30 dhjetor, u lidh kontrata e dytë – sërish me të njëjtin operator – duke ripërsëritur në paramasë shumë nga pozicionet ende të papërmbushura të kontratës së parë, por këtë herë me çmime të rritura. Këtu përfshihen punë si:

Furnizimi, transporti dhe montimi i gypave dhe pusetave,
Punët e dheut dhe betonit,
Gërmimi dhe ndërrimi i gypave të kanalizimit,
dhe të tjera të cilat janë riformuluar për të justifikuar një tender të ri për të njëjtat aktivitete.
Megjithëse auditori ka përdorur gjuhë të kujdesshme, duke thënë se kjo praktikë “mund të rrezikojë pagesë të dyfishtë”, faktet tregojnë qartë se rreziku është bërë realitet. Ripërsëritja e pozicioneve dhe çmimeve të rritura nuk janë një pasojë hipotetike, ato janë një shkelje konkrete që ka ndodhur, dhe që ka zhvlerësuar çdo mekanizëm të kontrollit të brendshëm në komunë.

As palestrat nuk i shpëtuan dyfishimit

Kjo nuk është një rast i izoluar. Në ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Gllogovc, Komuna e Lipjanit ka përsëritur të njëjtën skemë.
Kontrata e parë për ndërtimin u lidh në vitin 2022 në vlerë 203 mijë euro, ndërsa në gusht të vitit 2024, lidh një kontratë tjetër me 106 mijë euro, për një projekt të njëjtë me modifikime të vogla, ku disa pozicione si dyert e jashtme dhe elemente të sallës së kalldajës janë të përfshira në të dy kontratat.

Sipas menaxherit të kontratës, këto pozicione nuk janë realizuar, me arsyetimin se “nuk ka qenë nevojë të vendosen”. Por pse janë futur në paramasë në radhë të parë? Dhe a janë faturuar ato?

Kjo formë kontraktimi është më shumë se vetëm “mungesë kontrolli”, është abuzim me paranë publike, është keqmenaxhim sistematik.

Auditori kërkon nga Kryetari i Komunës që të “shtojë kontrollet” dhe të “parandalojë rrezikun e pagesave të dyfishta”.

Auditori ka vërejtur edhe disa shkelje tjera ne prokurim, si dhe ne fusha tjera.

JU REKOMANDOJMË

Irani kër’cënon të bllokojë një nga kalimet detare më strategjike në botë
Lajme

Irani kër’cënon të bllokojë një nga kalimet detare më strategjike në botë

14/06/2025 - 19:10
Organizata e Veteranëve të Luftës asnjë raport me Qeverinë, Gucati: Kurtit nuk i punon dora të shkruajë UÇK
Lajme

Gucati: Kurtit nuk i punon dora të shkruajë UÇK, asnjë raport nuk e kemi me Qeverinë

14/06/2025 - 19:02
Gjobitet prindi pasi u publikua video e 13-vjeçarit duke vozitur veturë në një fshat të Skenderajt
Lajme

Gjobitet prindi pasi u publikua video e 13-vjeçarit duke vozitur veturë në një fshat të Skenderajt

14/06/2025 - 18:56
Organizata e Veteranëve të Luftës asnjë raport me Qeverinë, Gucati: Kurtit nuk i punon dora të shkruajë UÇK
Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës asnjë raport me Qeverinë, Gucati: Kurtit nuk i punon dora të shkruajë UÇK

14/06/2025 - 18:54
Distria Krasniqi ndalet në finale, fiton të argjendtën në Botëror
Lajme

Distria Krasniqi ndalet në finale, fiton të argjendtën në Botëror

14/06/2025 - 18:35
Adriana Matoshi deklaroi rreth 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes
Lajme

Adriana Matoshi deklaroi rreth 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes

14/06/2025 - 18:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është i dyshuari që u arrestua nga Fast Kosova me urdhërresë të INTERPOL-it

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Irani paralajmëron raketën “Khaibar” me rreze 2000 km: Bota do të befasohet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë