Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kronologji e ngjarjeve kyçe mes Iranit dhe Izraelit

13/06/2025 - 10:11
në Kryesore, Lajme
A A
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Izraeli konfirmoi të premten se ka kryer sulme në territorin iranian, vetëm një ditë para bisedimeve të planifikuara në Oman mes Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara, të fokusuara në përshkallëzimin e programit bërthamor të Teheranit.

Ky zhvillim përbën përshkallëzimin më të fundit që nga shpërthimi i luftës në Gaza në vitin 2023, dhe ka shtuar frikën për një përplasje të plotë ushtarake mes dy shteteve që prej dekadash përplasen përmes sulmeve të fshehta në tokë, det, ajër dhe në hapësirën kibernetike, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Një kronologji e shkurtër e ngjarjeve kyçe:

1979 – Pas revolucionit islamik në Iran, rrëzohet udhëheqësi pro-perëndimor Mohammad Reza Pahlavi, një aleat i Izraelit. Në pushtet vjen një regjim teokratik shiit që e shpall kundërshtimin ndaj Izraelit si shtyllë ideologjike.

1982 – Gjatë pushtimit izraelit të Libanit, Garda Revolucionare Iraniane ndihmon formimin e Hezbollahut, që më vonë bëhet kërcënimi më i madh për Izraelin në kufijtë e tij veriorë.

1983 – Hezbollahu, me mbështetje iraniane, kryen sulme vetëvrasëse për të dëbuar trupat perëndimore dhe izraelite nga Libani. Izraeli më vonë tërhiqet nga pjesa më e madhe e territorit libanez.

1992-1994 – Izraeli dhe Argjentina akuzojnë Iranin dhe Hezbollahun për dy sulme vetëvrasëse në Buenos Aires, ndaj ambasadës izraelite (1992) dhe një qendre hebraike (1994), ku humbin jetën dhjetëra persona. Teherani mohon përfshirjen.

2002 – Zbulimi i një programi sekret iranian për pasurimin e uraniumit nxit shqetësime për zhvillimin e një arme bërthamore. Izraeli kërkon masa të rrepta ndërkombëtare.

2006 – Izraeli zhvillon një luftë njëmujore me Hezbollahun në Liban, por pa arritur ta shkatërrojë grupin. Lufta përfundon pa fitues të qartë.

2009 – Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, e cilëson Izraelin si “një kancer vdekjeprurës dhe i rrezikshëm”.

2010 – Virusi kibernetik Stuxnet, i zhvilluar sipas gjasave nga ShBA dhe Izraeli, dëmton objektin bërthamor të Natanzit në Iran. Ky është sulmi i parë i njohur publikisht ndaj pajisjeve industriale përmes një cyber-sulmi.

2012 – Shkencëtari bërthamor iranian Mostafa Ahmadi-Roshan vritet me një bombë të vendosur në makinën e tij në Teheran. Autoritetet vendase fajësojnë Izraelin.

2018 – Kryeministri izraelit Netanyahu e quan historike tërheqjen e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin, pas një fushate të gjatë kundër saj. Izraeli sulmon objektiva iraniane në Siri pasi forcat iraniane lëshojnë raketa drejt Lartësive të Golanit.

2020 – Gjenerali iranian Qassem Soleimani vritet në një sulm me dron amerikan në Bagdad. Irani kundërpërgjigjet me raketa ndaj bazave amerikane në Irak, duke plagosur mbi 100 ushtarë amerikanë. Izraeli e mirëpret vrasjen.

2021 – Irani fajëson Izraelin për vrasjen e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh, të cilin Perëndimi e konsideron si arkitektin e programit të armëve bërthamore. Irani mohon çdo qëllim të tillë.

2022 – Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Lapid nënshkruajnë një deklaratë për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, duke përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të forcës si “zgjidhje e fundit”.

Prill 2024 – Një sulm ajror i dyshuar izraelit në ambasadën iraniane në Damask vret 7 oficerë të Gardës Revolucionare, përfshirë 2 komandantë. Irani përgjigjet më 13 prill me një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa ndaj Izraelit. Më 19 prill, Izraeli kryen sulme në tokën iraniane.

Tetor 2024 – Irani lëshon mbi 180 raketa ndaj Izraelit si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah (27 shtator) dhe shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh (31 korrik). Izraeli hakmerret me sulme ndaj objekteve ushtarake në Iran, duke raportuar shpërthime në Teheran dhe baza afër kryeqytetit.

Qershor 2025 – Izraeli nis një fushatë të re ajrore ndaj Iranit, të quajtur “Luani që Ngrihet”, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe shkencëtarët që, sipas tij, po punojnë për ndërtimin e një bombe bërthamore. Izraeli shpall gjendje emergjente, duke pritur kundërpërgjigje iraniane. Mediat shtetërore iraniane konfirmojnë vrasjen e komandantit të Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe dy shkencëtarëve bërthamorë – Fereydoun Abbasi-Davani dhe Mohammad Mehdi Tehranchi.

Shtetet e Bashkuara deklarojnë se nuk janë përfshirë në operacion. Sulmet ndodhën një ditë pasi Presidenti Trump deklaroi se trupat amerikane po tërhiqeshin nga Lindja e Mesme pasi “mund të kthehej në një vend të rrezikshëm”.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë