Gazetari Valon Syla ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për rregullimin e sërishëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Syla e ka interpretuar këtë deklaratë si prishje të marrëdhënieve ndërmjet Administratës Trump dhe Qeverisë Kurti.
“Kish kallxu Trump’i që ka me “ndreq Kosovën përsëri”… që i bjen që është prishë me këta këtu, ata në BE dhe me ish administratën Biden dhe që puna është fort keq“, shkroi Syla.
Tutje, ai është tallur, duke thënë se Trump ka pyetur nëse po frekuentojnë deri në orë të vona një kafiteri në Prishtinë, siç iu referua ai, “ministreshat”.
“Poashtu kish vet: A po rrinë mo Ministreshat në Noya Night Bar deri në sabah. I thash, kallxoni që Po, hala rrinë kanihere“, përmbyll shkrimin Syla.