Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave Ajrore, Gjenerali Dan Caine, mbajtën një konferencë për shtyp në Pentagon pas sulmeve ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit, shkruan Gazeta Sinjali.
Hegseth deklaroi se urdhri për sulm ishte “i fuqishëm dhe i qartë” dhe se operacioni kishte për qëllim shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit, pa shënjestruar civilët apo forcat tokësore iraniane.
“Ambiciet bërthamore të Iranit u copëtuan. I treguam botës se parandalimi amerikan është rikthyer. Kjo nuk është si administrata paraprake. Presidenti Trump ka qenë i qartë: jo bomba bërthamore”, tha Hegseth.
Ai paralajmëroi se çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballet me një forcë shumë më të madhe, duke i bërë thirrje Teheranit të veprojë me mençuri dhe të marrë seriozisht paralajmërimet e Presidentit Trump.