Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim

29/08/2026 - 14:33
në Kryesore, Lajme
A A
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të protestojë më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kundërshtuar, siç u tha, ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Ferizajt, Agim Aliu, në një konferencë për media, tha se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë paqësore, jopartiake dhe me karakter institucional.

Sipas tij, komunat nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e ligjeve dhe kompetencave që u takojnë.

“Komunat nuk janë duke kërkuar privilegje, komunat edhe nga motoja që po e shihni, po kërkojnë atë që u takon qytetarëve të Republikës, që përfaqësohen përmes kryetarëve të komunave në nivel komunal. Pra, kërkojmë që të zbatohen ligjet, kërkojmë që të mos ndërhyhet në kompetencat e kryetarëve, respektivisht të komunave të Republikës së Kosovës, si dhe të kenë trajtim të drejtë dhe institucional”, tha Aliu.

“E para, duhet ta keni parasysh që ne ka dy vite që nuk e kemi takuar kryeministrin, në cilësi të ndryshme, qoftë si kryeministër, qoftë si kryeministër në detyrë të Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti. Dhe kjo tregon qartazi atë se sa është pengesë në punën dhe angazhimet e komunave, moskrijimi i institucioneve dhe paqëndrueshmëria e institucioneve. Sigurisht se ky është hapi i parë, siç po i lidhem me pyetjen tuaj, hapi i parë i protestave, por si bord i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, do t’i shohim edhe veprime të tjera, se çfarë do të ndërmarrim, në mënyrë që të themi edhe më zëshëm atë që është e vërtetë, dhe atë që është përballje me sfidat dhe atë që është vështirësi në kuadër të punëve dhe angazhimeve tona”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Mehani padit për shpifje Gucatin e OVL-UÇK-së

Mehani padit për shpifje Gucatin e OVL-UÇK-së
29/08/2026 - 14:18

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit
29/08/2026 - 14:01

Protesta, bojkot dhe greva po paralajmëron kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nëse vazhdon bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Gjini, në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress,...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
29/08/2026 - 13:50

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe në Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit...

Më shumëDetails

Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë

Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
29/08/2026 - 13:07

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori ekzekutiv i Kosovo Center for Peace, njëkohësisht imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, u ka...

Më shumëDetails

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Ramadani: Avni Dehari, jep dorëheqje menjëherë!
29/08/2026 - 12:57

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga...

Më shumëDetails

Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
29/08/2026 - 12:45

SHBA-të dhe Venezuela kanë rënë dakord për një marrëveshje të madhe nafte, e cila mund t’i japë Uashingtonit kontrollin e më shumë se 65 miliardë fuçive rezerva nafte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë