Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator

29/08/2026 - 13:50
në Lajme
A A
“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe në Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në konferencën për media folën përfaqësuesit e platformës, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha.

Tasholli bëri të ditur se platforma po përgatit organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, së bashku me mërgatën shqiptare. Sipas planifikimit, tubimi do të nisë më 15 shtator, në orën 22:00, dhe do të vazhdojë gjatë natës deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet shpallja e vendimit.“Më 15 shtator duam ta shndërrojmë Hagën në një ‘Natë të Pritjes’. Së bashku me mërgatën tonë do të qëndrojmë aty gjatë natës, në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe të organizuar, deri në momentin e shpalljes së vendimit. Kosova dhe diaspora do të presin bashkë”, tha Tasholli.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që, aty ku kanë mundësi, të organizohen dhe t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se kërkesa përkatëse do t’u dorëzohet autoriteteve kompetente në Hagë dhe se aktiviteti do të zhvillohet në respekt të plotë të ligjeve, rregullave dhe udhëzimeve të autoriteteve holandeze.Tasholli theksoi se organizatorët do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e mërgatës dhe autoritetet kompetente për të garantuar karakterin paqësor dhe dinjitoz të tubimit, respektimin e masave të sigurisë dhe ruajtjen e rendit.

Ndërkaq, Eliza Hoxha prezantoi aktivitetet që platforma “Liria ka Emër” po zhvillon në Kosovë dhe bashkëpunimin me komunat.Ajo falënderoi Komunën e Prishtinës, Skenderajt, Vushtrrisë, Vitisë dhe Prizrenit për bashkëpunimin në lansimin e orëve të numërimit mbrapsht, si dhe për aktivitetet dhe stolisjen e hapësirave publike.

“Nga Prishtina në Skenderaj, Vushtrri, Viti e Prizren, ‘Ora e Pritjes’ po përçon një mesazh të përbashkët: Kosova po pret. Ftojmë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës t’i bashkohen kësaj nisme, që ditët deri më 16 shtator të na gjejnë të bashkuar në mbështetje të çlirimtarëve tanë”, tha Hoxha.Hoxha bëri të ditur se me komuna të tjera tashmë janë duke u koordinuar datat për lansimin e orëve të numërimit mbrapsht. Ajo u bëri thirrje komunave që t’i bashkohen nismës edhe përmes stolisjes së hapësirave publike me flamuj dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma gjithashtu u është drejtuar komunave dhe drejtorive komunale të arsimit me kërkesën që java e parë e procesit mësimor t’i kushtohet historisë së luftës çlirimtare dhe UÇK-së, përmes aktiviteteve edukative në shkollat e Kosovës.“Brezi i ri duhet ta njohë historinë e vendit të vet, sakrificën për liri dhe rrugën që na solli deri te shteti i Kosovës. Kujtesa për luftën çlirimtare nuk është çështje e një partie apo një gjenerate – është përgjegjësi e përbashkët ndaj historisë sonë”, tha Hoxha.
Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi se aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim në komunat e Kosovës dhe në diasporë, krahas përgatitjeve për Marshin për Liri më 12 shtator në Prishtinë dhe “Natën e Pritjes” më 15 dhe 16 shtator në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Sot protestohet në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti

Kurti: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje
01/11/2026 - 08:57

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00,...

Më shumëDetails

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit
01/11/2026 - 08:45

Gjatë kontrolleve të hyrjes në Aeroportin e Memmingenit, të premten e kaluar, zyrtarët e Policisë Kufitare ju mohuan hyrjen dy individëve. Policia kufitare u mohoi hyrjen një gruaje...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
01/11/2026 - 08:30

Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve....

Më shumëDetails

Themeluesi i Akademisë së Policisë, Bennett: Dorëheqja e Hoxhës kundërproduktive, s’ndihmon në përmirësimin institucional

Themeluesi i Akademisë së Policisë, Bennett: Dorëheqja e Hoxhës kundërproduktive, s’ndihmon në përmirësimin institucional
01/11/2026 - 08:16

Një nga themeluesit e Akademisë së Policisë së Kosovës, Steve Bennet, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë

Protesta në Tiranë, çfarë ndodhi në 8 orë
01/11/2026 - 08:00

Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë. Studentët janë mbledhur para Ministrisë...

Më shumëDetails

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë