Veriu.info ka raportuar mbrëmë për sulmin me kallashnikov që i është bërë familjes së Liridon Osmanit në Vushtrri, nga një person që ka lëvizur me motoçikletë. (https://veriu.info/sulmohet-me-kallashnikov-shtepia-e-liridon-osmanit-ne-vushtrri-u-rrah-rende-nga-persona-me-maska-para-1-muaji/)
Plumat e shkrepur me kallashnikov nga sulmuesi kanë depërtuar brenda shtëpisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.
Veriu.info ka kontaktuar me prokurin e rastit, i cili nuk ka dhënë detaje për hetimet që po zhvillohen.
“Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mundem me komentu në raport me këtë çështje. Në momentin që krijohen gjitha kushtet dhe rrethanat do të dalim me një koment zyrtar”, ka thënë Muharrem Prekazi, prokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.
I pyetur se a është gjetur motoçikleta me të cilën është kryer sulmi, sepse ka informata që është gjetur, prokurori Prekazi ka thënë: “Ajo është e konfirmuar që është gjetur (v.j. motoçikleta)”.
Ndryshe, Liridon Osmani është rrahur brutalisht para një muaji nga disa persona me maska, derisa ishte duke e dërguar vajzën e tij në çerdhe.
Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Gazmend Morina: