Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami pas videos të punëtorit në KEK: Heroi i kazanit, turpi i qeverisë – Albini vjen nesër në Kuvend tallet

22/06/2025 - 18:48
në Lajme
A A
Bajrami pas videos të punëtorit në KEK: Heroi i kazanit, turpi i qeverisë – Albini vjen nesër në Kuvend tallet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5. Këto pamje, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka quajtur “heroi i kazanit, turpi i qeverisë”.

Ajo alarmon se si punëtori në fjalë del “me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën”, përcjell Periskopi.

“Punëtori në video dhe qindra si ai përkundër vështirësive, punojnë pa ndalë që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp”, shprehet Bajrami.

“Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë, si tenderi për ”Rehabilitim dhe Modernizim e  A3”, i hapur nga janari i këtij viti – tender 137 milionë euro me negociata, e për të cilin KEK-u as studim fizibiliteti nuk ka, e në anën tjetër, kompanitë e privilegjuara nga ky pushtet bëjnë qindra miliona qarkullim nga importi i energjisë”, deklaron ajo.

“A e dini që ka katër vite që Albini, Artanja dhe të tjerë lavdërohen për fitimet në KEK-ut? Dilni, tregoni sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka. Tregoni a po gjeneron KEK-u  energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lëverdisë tregtarëve të energjisë, pasi që ata fitojnë edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji”, vijon Bajrami.

“Për këto pamje nuk pres që të deklarohet Albini, as vartësit e tij. Ai nesër, prapë, vetë i 48-ti, vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët. Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve. Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët”, përfundon ajo.

JU REKOMANDOJMË

Izraeli për sulmet e SHBA-së në Iran: Bota duhet ta falënderojë Trumpin
Kryesore

Izraeli për sulmet e SHBA-së në Iran: Bota duhet ta falënderojë Trumpin

23/06/2025 - 00:22
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës
Kryesore

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22/06/2025 - 22:35
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Kryesore

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet

22/06/2025 - 22:18
“Faleminderit SHBA që mbrojtën botën e lirë”- Kështu deklarohet përfaqësuesi i Izraelit në OKB
Lajme

“Faleminderit SHBA që mbrojtën botën e lirë”- Kështu deklarohet përfaqësuesi i Izraelit në OKB

22/06/2025 - 21:53
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Ekonomi

Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

22/06/2025 - 20:33
Trump: Sulmi ishte brilant, ia hoqëm Iranit bombën nga duart
Lajme

Trump: Sulmi ishte brilant, ia hoqëm Iranit bombën nga duart

22/06/2025 - 20:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Çmimet e naftës, u bëhet thirrje qytetarëve që të lajmërojnë mashtrimet

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Sveçla: Armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë