Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania në borxhe rekorde

26/06/2025 - 10:15
në Ekonomi, Lajme
A A
Gjermania në borxhe rekorde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit të shpejtë – këto janë vetëm disa nga dukuritë e përditshme në Gjermani. Por kjo duhet të ndryshojë së shpejti. “Ne duam që ekskavatorët të fillojnë të punojnë shpejt tani,” tha ministri i Financave Lars Klingbeil ndërsa prezantoi planet e tij për buxhetin në Berlin.

Të martën (24 qershor), zyra e qeverisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, kornizën e buxhetit për vitin 2026 dhe parashikimin e përafërt financiar deri në vitin 2029. Qeveria miratoi edhe një projektligj që do të krijojë një fond të posaçëm për infrastrukturën dhe klimën, të financuar përmes huamarrjes.

Një kthesë në politikën financiare

Investimet në infrastrukturë do të luajnë një rol kyç në të ardhmen. Vetëm këtë vit, buxheti ka caktuar 115 miliardë euro investime. “Vendi ynë është shkatërruar dhe është lënë pas dore shumë. Prapambetja e investimeve është e madhe,” tha Klingbeil, i cili është gjithashtu zv.kancelar dhe kreu i SPD.

Rehabilitimi i infrastrukturës duhet të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e një ekonomie që po tregon shenja dobësie. Përveç kësaj, është planifikuar një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve për mbrojtjen.

Plani financiar i qeverisë së re shënon një kthesë në politikën fiskale gjermane. Në nëntor 2024, qeveria e mëparshme ra për shkak të një konflikti mbi financimin e buxhetit.

Zgjedhjet e reja u mbajtën në shkurt 2025 dhe tani në pushtet janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët. Problemi i arkës së zbrazët të shtetit do të zgjidhet duke marrë hua në një shkallë të paparë. Edhe para se të merrnin pushtetin, partnerët e koalicionit, me pëlqimin e të Gjelbërve, miratuan një paketë të madhe financiare për vitet e ardhshme – 500 miliardë euro për investime në infrastrukturën e lënë pas dore. Praktikisht nuk ka asnjë limit huamarrjeje për armatosjen e Bundeswehrit dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të Gjermanisë.

Qindra miliarda investime

Planet e Klingbeil rreth 50 ditë pas marrjes së pushtetit tregojnë se çfarë do të thotë kjo. Shpenzimet buxhetore të këtij viti janë planifikuar të jenë 503 miliardë euro, nga të cilat rreth 143 miliardë do të financohen përmes kredive.

Në vitet e ardhshme, borxhi do të rritet dhe në total duhet të arrijë në 847 miliardë euro. Këto janë vlera rekord të paprecedentë, por zëvendëskancelari i ka mbrojtur me forcë planet e tilla. Gjermania ka një borxh prej 63 për qind të PBB-së së saj, që është dukshëm më i ulët se vendet e tjera, borxhi i të cilave ndonjëherë është më i lartë se 100 për qind.

Kritika ndaj “frenit të borxhit”

Asgjë nuk është më e shtrenjtë se ngecja ekonomike e viteve të fundit, thekson Klingbeil. “Ndryshe prej disa paraardhësve të mi, unë nuk kam ndonjë motivim të veçantë për të ruajtur paratë dhe për të mos i shpenzuar ato, nëse shoh se asgjë nuk po përparon në vend”, kritikon ai këmbënguljen e ministrave të mëparshëm të Financave për ekuilibrin fiskal.

Ky ekuilibër është i futur edhe në Kushtetutë dhe në fakt përcakton që shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa mbledh. Për të përjashtuar programin e investimeve dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga e ashtuquajtura “freni i borxhit”, ishte e nevojshme të ndryshohej Kushtetuta.

10% e buxhetit për interesa

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë pesë për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje në afat të mesëm, nga të cilat 3.5 për qind në shpenzime tradicionale ushtarake. Klingbeil dëshiron ta arrijë këtë synim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas planit të tij, buxheti i mbrojtjes i Gjermanisë gradualisht do të dyfishohet deri në vitin 2029 – në 152.8 miliardë euro. Kjo do të ishte 3.5 përqind. Klingbeil thotë se Gjermania duhet të jetë “e përgatitur në fushat e parandalimit dhe mbrojtjes”.

Ana negative e huamarrjes është rritja e kostove të interesit. Ministria e Financave vlerëson se barra e interesit në vitin 2029 do të arrijë në pothuajse 62 miliardë euro.

Kjo është dyfishi i parashikimit për vitin 2025. Sipas planit financiar të qeverisë, dhjetë për qind e buxhetit duhet të ndahet për interesin deri në vitin 2029.

Ku mund të bëhen kursime?
Vetëm kostot e interesit janë arsye e mjaftueshme për të marrë në konsideratë masat e kursimit në buxhetin e rregullt në vitet e ardhshme. Konsolidimi është, sipas Klingbeil, një pjesë e fortë e planit të tij. Përveç kësaj, 100 miliardë euro në fonde speciale për Bundeswehrin, të cilat u ndanë në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, do të shpenzohen deri në vitin 2027.

Pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes në buxhetin e rregullt do të rritet ndjeshëm, duke lënë pak hapësirë ​​për shpenzime të tjera. E Majta, e cila është në opozitë në Bundestag, ka qenë kritike e ashpër për këtë. Sipas tyre, qytetarët nuk kanë nevojë për “tanke, por për kopshte funksionale, autobusë dhe një tranzicion të përballueshëm energjetik”.

Kritika po vijnë edhe nga shoqatat sociale. Organizata bamirëse e kishës protestante Diakonie beson se “investimet në infrastrukturën sociale dhe sigurimet shoqërore” janë shumë modeste. Siguria e brendshme dhe e jashtme përfshin gjithashtu “luftën kundër varfërisë, mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë, kujdesin për të moshuarit dhe të sëmurët, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, integrimin e refugjatëve, si dhe mbrojtjen e klimës me drejtësi sociale”, thekson organizata humanitare ungjillore.

Të Gjelbrit, të cilët janë në opozitë në Bundestag, janë veçanërisht të shqetësuar që 100 miliardë eurot e destinuara për masat klimatike do të përdoren edhe për të financuar uljen e çmimeve të energjisë. Të Gjelbrit besojnë se mbrojtja e klimës po reduktohet në një artikull margjinal në buxhet.

Projektbuxheti për vitin 2025 shkon në Bundestag, ku së pari diskutohet në komisione dhe në një seancë plenare para pushimeve të verës, e ndoshta do të ndryshohen disa pika. Miratimi prite në shtator. Parlamenti në Gjermani ka autoritetin suprem mbi buxhetin.

Ndërkohë, ministri i Financave Lars Klingbeil po punon në një draft për vitin 2026, të cilin planifikon t’ia paraqesë kabinetit më 30 korrik. Duke filluar nga shtatori, ky buxhet do të jetë gjithashtu objekt debati në Bundestag, dhe do të miratohet deri në fund të nëntorit./DW

JU REKOMANDOJMË

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër
15/09/2026 - 13:22

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri
15/09/2026 - 13:09

Ish-deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Lajmin e bëri të ditur vet Tahiri, përmes një shkrimi në...

Më shumëDetails

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës
15/09/2026 - 12:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Flora Brovinës, të cilën e quajti një grua që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe...

Më shumëDetails

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë
15/09/2026 - 12:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka replikuar me analistin politik, Agon Maliqi, i cili dje i reagoi Golës për një postim ku ai deklaron se komentimi në media...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!
15/09/2026 - 12:35

Presidentja e Republikës (u.d.) Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së veprimtares, Flora Brovina. Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit...

Më shumëDetails

Komuna e Skenderajt organizon përcjelljen e vendimit të Hagës në sheshin e qytetit, fton qytetarët të marrin pjesë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 12:19

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se, nesër nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, fillon organizimi për përcjelljen e vendimit të Gjykatës në Hagë për Çlirimtarët, i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë