Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadorja e Izraelit falënderon Kurtin: Ishte i pari në Ballkan që na përkrahu në sulmet ndaj Iranit

28/06/2025 - 10:52
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadorja e Izraelit falënderon Kurtin: Ishte i pari në Ballkan që na përkrahu në sulmet ndaj Iranit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë drastike si rezultat i Operacionit ushtarak izraelit “Luani që po Ngrihet”, derisa falënderoi kryeministrin në largim, Albin Kurti për mbështetjen.

Në një intervistë për RTKlive, diplomatja izraelite falënderoi Kosovën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit dhe theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

“Pas bombardimit nga SHBA i tri objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Kryeministri Albin Kurti ishte udhëheqësi i parë në Ballkan që shprehu hapur mbështetjen e tij. Ai theksoi se armët bërthamore në duart e regjimeve autoritare përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë globale. Kosova ka qëndruar krah për krah me SHBA-në dhe BE-në në kundërshtimin e ambicieve bërthamore të Iranit. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e kryeministrit Kurti” – ka thënë ajo.

Ajo shtoi se veprimet e SHBA-së dhe operacioni izraelit ndaj objektivave iraniane kanë kontribuar në një botë më të sigurt.

Në intervistë, Ziv rikujtoi edhe marrëdhëniet historikisht të mira ndërmjet popullit shqiptar dhe komunitetit hebre në Kosovë. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë shpëtuan jetë hebrenjsh, edhe pse nuk i njihnin fare. Kur Kosova kaloi luftën e vet, Izraeli ishte ndër të parët që ndihmoi – duke ngritur një spital fushor në kufi me Maqedoninë e Veriut për trajtimin e refugjatëve” – shtoi Ziv.

JU REKOMANDOJMË

Basha sot kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses që para disa javësh e quajti të turpshëm
Lajme

Basha sot kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses që para disa javësh e quajti të turpshëm

26/08/2025 - 20:13
Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën
Lajme

Haradinaj godet Abdixhikun: Veç Lumiri me të tijët janë betonuar pro bllokadës

26/08/2025 - 19:39
Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Lajme

Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

26/08/2025 - 19:27
Canaj: Paritë opozitare janë futur në kurthin e Kurtit
Lajme

Canaj: Paritë opozitare janë futur në kurthin e Kurtit

26/08/2025 - 19:23
EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
Ekonomi

Çmimet n’tokë, shpërblimet n’qiell – vetëm tek Emona Center

26/08/2025 - 19:06
Abdixhiku: Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i parë i Kuvendit, sot deputetët shpërfaqën gjithë rrënimin vleror
Lajme

Abdixhiku: Akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetar i parë i Kuvendit, sot deputetët shpërfaqën gjithë rrënimin vleror

26/08/2025 - 18:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dimal Basha zgjedhet kryetar i kuvendit të Kosovës

    Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kabashi për përjashtimin e gazetarëve të RTK-së: Vendimi u mor ditën kur u ekzekutuan pagat, a ishte ky kompromisi?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë