Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e quajtur situatën një “degradim institucional”.
Ai ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, duke thënë se 40 seanca janë shndërruar në 40 dështime për shkak të arrogancës dhe mungesës së dialogut. “Nuk mund të sillesh si shumicë, kur nuk e ke shumicën”, ka shkruar Krasniqi, duke akuzuar LVV-në se po vepron në kundërshtim me frymën demokratike dhe se po e trajton Kuvendin si “oborr privat”.
Ai ka kërkuar marrëveshje, kompromis dhe dialog për të zgjidhur krizën.